Drejt Alpha Centauri-t me anije kozmike sa një iPhone
Astrofizikani i njohur Stephen Hawking dhe miliarderi Yuri Milner kanë prezantuar një plan radikal për të çuar në sistemin më të afërt me sistemin tonë diellor, Alpha Centauri, disa anije shumë të vogla kozmike. Sipas projektit anijet do të jenë në sistemin në fjalë, larg Tokës 4 vite dritë larg, brenda këtij brezi, pasi shpresohet që anijet kozmike në fjalë do të udhëtojnë me shpejtësi sa 1/5 e shpejtësisë së dritës, ose diku te 60 mijë km/sek. Ideja qendrore e projektit të quajtur “Breakthrough Shot” është bombardimi me lazer të fuqishëm i nano-anijeve sa një pëllëmbë dore që do të jenë të pajisura me “vela drite”. IPhone kozmikë nëse mund t’i përshkruajmë kështu, të cilët mund të japin një mënyrë të re për të relativizuar kufizimin më të madh të njeriut në eksplorimin e hapësirës: kohën.
Add new comment