Lajme
Është vetëm Llogari
Sot pasdite u njoftua se nesër kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të ketë një konferencë për shtyp. Pa spekulluar, është e arsyeshme të hamendësosh se konferenca do të ketë si temë audiopërgjimet e përfolura në media sot për 21 janarin.
Do kërkohet hetim nga SPAK, po do paralajmërohet heqja e imunitetit për aq vlerë sa ka e kështu me radhë, të gjitha yçklat e socialistëve të këtij vendi që po buxhetojnë të ardhmen e vet me Berishën si gogol.
Ndërron jetë mjeku Isuf Kalo
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare mjeku i njohur endokrinolog, Isuf Kalo. Një specialist i njohur për sëmundjet endokrine dhe trajtimin e diabetit, Kalo hyri në skenën publike si mjeku i Enver Hoxhës dhe një njeri i afërt apo me njohje me familjen e tij.
Në lëmin profesional ai kë lënë gjurmët e veta: diplomuar në Tiranë më 1964, më pas drejtues katedrës dhe repartit të endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.
Spanja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike
Kosova nuk do të lejohet të marrë pjesë në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike, BEREC. Në vendim e Gjykatës Europiane të Drejtësisë thuhet se anulohet vendimi i Komisionit Eurpian për sa kohë që ai nuk ka fuqi që ta zbatojë atë. Po ashtu, thuhet se funksioni i vetëm i Komisionit Europian në BEREC është të kontrollojë funksionimin e duhur të rregullores.
2023, Europa vendos autorizimin për të hyrë në Zonën Shengen
Sistemi i ri i kontrollit të hyrjeve në BE po përgatitet dhe ai pritet të hyjë në fuqi në muajin maj. Medait hollandeze shkruajnë se ndryshimet e bëra, çdo shtetas që do të hyjë në zonën e BE-së do të regjistrohet në një sistem të ri kontrolli dhe gjashtë muaj më vonë, pra diku nga muaji nëntor, shtetas si shqiptarët do të detyrohen të aplikojnë për një autorizim udhëtimi në rrugë digjitale.
Tërmet me magnitudë 5.2 godet Shqipërinë
Një tërmet i raportuar me magnitudë 5.2 ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet raportohen të jenë ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Pogradec, por edhe Mal të Zi. Epiqendra raportohet në afërsi të Matit.
Paslëkundjet kanë vijuar të paktën Tiranë.
Ministrja e Jashtme njofton se nuk është mirë
E shokuar përtej asaj që mund të thuhet
Berisha non grata. Balla thotë se kaq mjafton që çdo shkresë e tij, apo ku është firma e tij, të injorohet
Në një prononcim sot për mediat, numri një i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar ndër të tjera se çdo lloj shkrese që ka firmën e Sali Berishës, nuk do të konsiderohet. Z. Balla ka përmendur faktin se anullimi de facto i të drejtave të Berishës si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të ndjekur procedurën ligjore për kërkesa të caktuara, apo për t'u konsideruar kërkesa të tij, vjen për shkak se Berisha është shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë.
Do votoj Hajdutin që dua
I mbani mend audiot e dala nga një mbledhje e drejtuar nga kryeministri Rama për “drejtorët që na nxjerrin bojën”? Me siguri që po. Ishte një paketim propagandistik për të thënë se kryetari kërkonte vigjilencë.
Mirëpo kjo është si t’i shkelësh syrin vetes, sepse ata që të nxjerrin bojën janë aty me sa duket sepse siç tha z. Rama në një nga kongreset e PS-së:
Juve me mua nuk ju doli keq
Inflamim vetëm në sistemin respirator, por prani e SARS -COV-2 në 79 zona të trupit
Një seri autopsish të kryera mbi 44 persona të pavaksinuar kundër CoVid-19 në periudhën prill 2020-mars 2021 ka nxjerrë në pah shkallën e invadimit të Sars-Cov-2 në trupin e njeriut. Mosha mesatare e të ekzaminuarave ishte 62.5 vjeç dhe hulumtimi në tru u krye në 11 raste.
Përveç sistemit respirator, virusi u identifikua edhe në 79 zona të tjera të trupit si zemër, veshka, mëlçi, muskuj, nerva, traktin riprodhues dhe sy.
Anëtarësimi duhet pikëzuar, përndryshe Europa mbetet një përrallë e preferuar e Ramave të Ballkanit
Në gazetën britanike “The Guardian” është shfaqur sot një editorial që trajton nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit. Gazeta në fjalë e ilustron shkrimin me një foto të Edi Ramës me Ursula von der Leyen në samitin e Tiranës mbajtur në fund të vitit që shkoi, një aspekt propagandistik ky që përcjell mesazhin e rremë se njeriu më europian në Ballkanin Perëndimor është në Tiranë.