Inflamim vetëm në sistemin respirator, por prani e SARS -COV-2 në 79 zona të trupit

Postuar në 11 Janar, 2023 18:56

 Një seri autopsish të kryera mbi 44 persona të pavaksinuar kundër CoVid-19 në periudhën prill 2020-mars 2021 ka nxjerrë në pah shkallën e invadimit të Sars-Cov-2 në trupin e njeriut. Mosha mesatare e të ekzaminuarave ishte 62.5 vjeç dhe hulumtimi në tru u krye në 11 raste.

Përveç sistemit respirator, virusi u identifikua edhe në 79 zona të tjera të trupit si zemër, veshka, mëlçi, muskuj, nerva, traktin riprodhues dhe sy.

Studiuesit kanë konkluduar se virusi është dëshmuar se mund të infektojë dhe replikohet brenda trurit të njeriut duke u përhapur përmes gjakut në fazën fillestare.

I vetmi rajon ku u identifikuan shenja inflamacioni ishte trakti respirator, çka vë në diskutim raportimin e ndërtuar në kohën e pandemisë për lidhje mes vdekjeve dhe sëmundjeve shoqërueve të pacientëve të ndryshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.