infektimi
Inflamim vetëm në sistemin respirator, por prani e SARS -COV-2 në 79 zona të trupit
Një seri autopsish të kryera mbi 44 persona të pavaksinuar kundër CoVid-19 në periudhën prill 2020-mars 2021 ka nxjerrë në pah shkallën e invadimit të Sars-Cov-2 në trupin e njeriut. Mosha mesatare e të ekzaminuarave ishte 62.5 vjeç dhe hulumtimi në tru u krye në 11 raste.
Përveç sistemit respirator, virusi u identifikua edhe në 79 zona të tjera të trupit si zemër, veshka, mëlçi, muskuj, nerva, traktin riprodhues dhe sy.
Konfirmohet në Brazil/Infektim me dy variante të CoVid-19 në të njëjtën kohë
Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.
Tri hipoteza mbi origjinën e variantit të ri britanik të Covid-19. Konfirmohet se ka shkallë të rritur infektimi te fëmijët
Për momentin, nuk ka asnjë provë që varianti i virusit i ri i Sars-CoV-2 mund të kompromentojë efikasitetin e vaksinave dhe besueshmërinë e diagnostikimit përmes testeve. Sidoqoftë, kontrolli në vende të ndryshme duhet të jetë shumë i rreptë.
Në vizitë me kryeministrin, infektohen në Vermosh 30 punonjës të Fondit Shqiptar të Zhvillimit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit “pushtohet” nga koronavirusi. Mësohet se në këtë institucion janë 30 të infektuar. Shkak është bërë një pushim në mal, nga i cili janë kthyer të infektuar shumica e pjesëmarrësve.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një udhëtim në Vermosh, pjesë e të cilit është bërë edhe drejtori, i cili kishte paraqitur simptoma të rënda të Covid-19 që më përpara. Pavarësisht kundërshtimit të disa, pikërisht për këtë arsye, udhëtimi është bërë me insistimin e drejtorit.
Infektohet në ceremoninë mortore të Amfilohijes, Patriarku i Kishës serbe, Irinej
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, është viktima e radhës e CoVid-19 dhe sipas mediave ai ëhstë infektuar gjatë ceremonisë mortore të Amfilohije Radoviçit, klerikut të lartë malazez.
Në ceremoni morën pjesë shumë njerëz, madje disa prej tyre u filmuan duke puthur kufomën e klerikut, pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve për rrezikun që paraqiste një pjesëmarrje e tillë.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zv.kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.
Isa Mustafa rezulton pozitiv me CoVid-19
Isa Mustafa, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton se ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.
thotë Mustafa në Facebook.
Me këtë rast konfirmohet prekja e zyrtarit më të lartë politik në botën shqiptare nga virusi i ri.
Infektohet me CoVid-19 edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peskov
Pas kryeministrit dhe dy ministrave edhe zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov është deklaruar si infektuar me CoVid-19.
Po, u sëmura dhe po trajtohem
është shprehur ai.
Ai është personi i dytë në stafin e Putin që infektohet dhe nga zyrtarët e lartë i pesti.
Epidemi në qeverinë ruse. Infektohet edhe ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova
Mediat ruse njoftojnë se një tjetër anëtar i qeverisë ka rezultuar pozitiv me CoVid-19. Bëhet fjalë për ministren e Kulturës, Olga Lyubimova e cila ka njoftua rpublikisht statusin e saj shëndetësor përmes zëdhënëses së vet. Lyubimova është anëtari i tretë i kabinetit qeverisës që infektohet me koronavisurin e ri pas kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të Ndërtimit, Vladimir Yakushev.
Urdhri i infermierit në Itali: Janë 4 mijë infermierë të infektuar
Italia ka numrin më të madh të infermierëve të infektuar. Sipas Barbara Mangiacavalli, presidente e Federatës Kombëtare të Urdhërit të Infermierit janë rreth 4 mijë infermierë të infektuar me Covid-19.
Shumë prej tyre janë shprehur të frikësuar nga kjo situatë dhe shumë të tjerë kanë marrë ndihmë psikologjike për të përballuar situatën e vështirë që po kalojnë.
Dy takime në ditë me psikologë dhe psikiatër janë mbajtur në Spitalin Papa Gjon XXIII në Bergamo para ndërrimit të turneve.
Kemi të drejtë - fare merak- ta dimë: Kush e ka bërë tamponin prej anëtarëve të qeverisë dhe Parlamentit?
Kancelarja gjermane deklaroi sot publikisht se ajo është vetëkarantinuar pasi mjeku i saj rezultoi me CoVid 19. Deklarata ishte publike, gjermanët mësuan prej saj se ajo është eventualisht e sëmurë.
Ky njoftim është tashmë standard i të gjithë drejtuesve politikë në Perëndim. Edhe zv. Presidenti amerikan, Mike Pence iu nënshtrua testit, presidenti Trump po ashtu.