infektimi
Qeveria shqiptare duhet të vetëdeklarojë infektimin brenda radhëve të veta
Princi Albert i Monakos ka rezultuar pozitiv për koronavirusin COVID-19.
Albert II, 62-vjeçar, kreu i shtetit i principatës, po vazhdon të punojë nga banesa e tij dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është shkak për shqetësim, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Pak ditë më parë edhe kryeministri Serge Telle, gjithashtu rezultoi pozitiv për virusin.
Studimi paraprak me pacientët e Wuhan: Grupi i gjakut 0 më rezistenti ndaj CoVid 19. Grupi A, më i ekspozuari
Kërkues kinezë kanë konkluduar në një studim të tyrin se infektimi nga CoVid 19 ka një relacion proporcional edhe me grupin e gjakut. Konkretisht njerëzit me grupin e gjakut A janë më të predispozuar të preken sesa njerëzit me grupin e gjakut 0 që janë më rezistentë. Studimi u bazua mbi mostrat e gjakut të mbi 2000 pacientëve që u infektuan në Wuhan dhe Shenzhen dhe u krahasuan me ato të popullsisë së shëndetshme. U gjet se pacientët me grup gjaku A kishin shkallë më të lartë infektimi dhe priren të zhvillojnë simptoma më të rënda.
Studimi i "The Lancet", CoVid 19 qëndron 37 ditë te pacientët e prekur
Një studim i fundit i publikuar në revistën e specializuar britanike, “The Lancet” tregon se pacientët e prekur nga CoVid 19 qëndrojnë të infektuar për 37 ditë. Kjo periudhë është 23 ditë më shumë sesa karnatina e sugjeruar prej 14 ditësh nga ekspertët.
Matematika mashtruese e vdekjeve nga koronavirusi
Duke marrë të mirëqenë faktin se numri i njerëzve që raportohet se kanë vdekur nga COVID-19 është mjaft i saktë, atëherë përqindja e personave të infektuar që vdesin nga sëmundja (shkalla e vdekjes) me siguri duhet të ketë qenë shumë më e ulët sesa vlerësimet 2-3% që është raportuar deri tani. Kjo për shkak se numri i të infektuarve është shumë më i madh se numri i testuar dhe raportuar.