Lajme
Mungon vetëm kënga për aeroportin dhe vizionin për "kombinatin e mishit "Labëria""
Gazeta “Tema” përcjell sot një lajm disi ndryshe. Në Vlorë është protestuar pro qeverisë dhe kundër shoqatave ambientaliste që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit. Argumenti i dikujt që citohet pa emër, por që referohet si pjesë Unionit Turistik të Vlorës është karakterial:
Në radhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues vlonjat, duke lënë qartazi të kuptohet se protestat ‘kryeqytetase’ nxiten nga qarqe të tjera ekonomike.
Koha që ambasadorët të dalin nga jeta publike në Shqipëri
Ambasadori britanik Alastair King Smith ka deklaruar nga Elbasani se do të ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion. Të paktën kështu e raporton gazeta “Tema” diplomatin në fjalë që duhet thënë se po shkon pak skiç me formatin e deritanishëm të diplomatit britanik në vendin tonë.
Kryeministër, mos u fshih!
Sa plasi skandali McGonigal, Berisha u çel. Sepse i erdhi zogu në dorë, ia sollën vetë. Budallallëqet e liderit.
Tani që të kuptojmë shkallën e degradimit ku jemi: Kryeministri fshihet, fshihet duke qeshur kot, pa lidhje siç ishte qeverisja e tij.
Në skenë dalin të gjithë me radhë: Frroku, Ngjela, Fatos Klosi, rihapet Gërdeci, përmendet Shkëlzeni, sjellin Stelën nga Austria, more po dalin të gjithë me një palë llastiqe e gjuajnë.
Si dikur në mbledhje Fronti apo kur prokurori jepte pretencën, me vdekje: Duatrokitje.
CNN: Dosja shqiptare e McGonigal shumë më e rëndë për FBI-në sesa lidhjet e tij me Deripaskën
CNN i ka lënë hapësirë sot çështjes McGonigal, duke mbajtur në vëmendje karrierën e tij, referencat e kolegëve dhe dëmin eventual të shkaktuar prej bashkëpunimt të tij. Duhet thënë se çështja në fjalë po merr drejtimin nga hetimi i korrupsionit, jo spiunazhit dhe që këtu vjen në vëmendje adresa shqiptare e Charles McGonigal.
Një raport mbi spiunazhin në Europë
Dy autorë, pjesë e Agjencisë Surdeze të Kërkimit në Fushën e Mbrojtjes, kanë publikuar një raport paraprak për rastet e gjykimit për spiunazh në Europë në vitet 2010-2021. Nga dokumenti i publikuar rezulton se në 10 vjeçarin e marrë në shqyrtim ka një rritje të rasteve të spiunazhit në Europë nga agjenci të huaja ku dominojnë ato ruse.
Luftë hibride rendit ndërkombëtar
Janusz Bugajski, një analist me kredenciale ndërkombëtare, shkruan në gazetën “Dita” një analizë – prognozë mbi rrjedhojët e shpërbërjes së Federatës Ruse. Është një parashikim, një dëshirë, që padyshim ka vlerë të analizohet në një rrafsh me prirjet centrifugale të pas Luftës së Ftohtë siç janë edhe ato për pavarësinë e Kalifornisë p.sh.
Ballkani i Hapur mbetet vetëm një fantazëm politike
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për Miratimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me Kartë Identiteti në Ballkanin Perëndimor përmes së cilës rregullohet procedura e re e lëvizjes. Ajo që bien në sy është se në arsyetimin e hapjes së vendimi nuk figuron asgjë prej Ballkanit të Hapur. Referohet:
Ka vetëm një Çështje që duhet bërë Dosje
Në këto minuta raportohet se është arrestuar ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave Alda Klosi. Top Channel flet për pastrim parash, ndonëse paratë e gjetura si të padeklaruara nuk mund të jenë të pastruara. Televizioni në fjalë arrin deri aty sa përmes burimeve shkruan se pastruesja Dobi e marrë në pyetje ka përmendur emrin e Arben Ahmetajt.
Në tre muaj, kryeministri tkurret nga një strateg i frenimit të ndikimit rus në një tellall të BIRN-it
Dje, dt. 2 shkurt, kur kokoshi u katandis një thelë:
Përvoja në politikë më mësoi të kuptoj se Pushteti është Gjetkë
Në një intervistë për Rai-n, dhënë më 1985, shkrimtari i njohur siçilian, Leonardo Sciascia, jep edhe një koment për përvojën e tij në politikë, të cilën e cilëson si “jo themelore” për të, por jo “për t’u përbuzur”.
Shkova të shoh nga afër sesi shkonin punët. E pashë në Këshillin Komunal të Palermos, e pashë pastaj në Parlament…Aq sa mjafton për të kuptuar se pushteti është gjetikë. Nuk është në Këshillin Komunal të Palermos, nuk është në Parlament. Është gjetkë. Në Itali mjafton ndoshta të bëhen bashkë pesë persona për të vendosur gjithçka