Lajme
Bie llotaria e vitit 2030, Kallas: Shqipëria në BE, në varësi të reformave, jo një qeverie apo individi
Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2030 është në fund të fundit një objektiv realist në varësi vetëm të reformave. Pretendimi i kryeministrit Edi Rama se Shqipëria hyn në Europë vetëm me një mandat të katërt të Partisë Socialiste, është sfumuar kështu me një deklaratë të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që ka qenë sot në Tiranë.
Globalizmi mbaroi
Sekretari i Thesarit në Britaninë e Madhe, Darren Jones është shprehur në një intervistë për BBC-në se globalizmi siç e kemi njohur deri më tani ka marrë fund.
Njerëzit duhet të përgatiten që gjërat të bëhen më të vështira në ekonominë globale. Globalizmi ka mbërritur në fund në kuadër të tarifave të reja. Është në interesin më të mirë të ekonomisë britanike dhe punëtorëve që të bëjnë atë që kërkohet.
ka thënë Jones.
Përgjimet e Veliajt/Botuesit Baze dhe Bollino në akte që duhen verifikuar penalisht. Kush është KM?
Në përgjimet që faqja cna.al publikon sot për komunikimet mes kryebashkiakut të burgosur Erion Veliaj me të vëllain, konsumohet edhe një marrëdhënie me media dhe botues që duhet hetuar penalisht.
Publikohen përgjimet e Veliajt nga burgu
Faqja online “Cna.al” ka publikuar në këto momente ato që i deklaron se janë pasazhe nga përgjimet që SPAK ka realizuar në përgjim të shtetasit Erion Veliaj gjatë qëndrimit të këtij të fundit në paraburgim. Siç edhe ishte përfolur në përgjime – duke supozuar se ato janë të vërteta – evidentohet një përpjekje e Veliajt që të orientojë disa media në funksion të interesave të ti. P.sh një fragment:
Kush i sabotoi negociatat e 2018-s me Greqinë?
Shqipëria do të angazhohet në një debat partneriteti strategjik me Greqinë. Sipas z. Rama, kryeministër i vendit, ligji i luftës është absurditet.
Ligji i luftës absurditet. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet edhe kjo edhe çfarë ka çështje të mbetura ku është ngatërruar politika padrejtësisht dhe bufat kanë bërë rrëmujëra dhe kanë futur gjithë dynjanë në sherr, ne do ja dalim dhe në bashkëpunime me miqtë e Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik
citohet z. Rama.
Përralla se "Shqipëria është Europë"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po këmbëngul përherë e më shumë në tezën e tij se Shqipëria jo vetëm do të hyjë së shpejti në Europë, por se madje është edhe si standard shumë afër Europës. Meqë është fushatë elektorale, ai preferon të sjellë shembuj konkretë. Nga Athina ai solli një shembull me një taksist:
Poshtërimi i dytë i Trump, Zelenskiy i thotë "Jo" marrëveshjes për mineralet
Ajo që nisi si një marsh triumfalist elektoral, mund të përfundojë në një marsh funebër për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Trump. Nëse ky i fundit deklaronte se do ta mbyllte konfliktin për 24 orë, tani jo vetëm që konflikti nuk duket të ketë ndonjë fund, por Trump mori një shuplakë të dyfishtë: së pari në takimin me Zelenskiyn në Shtëpinë e Bardhë ku replikat u dhanë live, dhe së dyti tani kur presidenti ukrainas deklaronte se:
Anullohet shfaqja e filmit të Vuçiç për minierën e litiumit
Ndërsa në të gjithë Serbinë po protestohet kundër regjimit autoritar të Vuçiç, festivali belg i filmit "DOCVILLE" planifikon të shfaqë një film belg që promovon minierat e litiumit, i krijuar në dialog me këtë regjim. Një grup artistësh dhe akademikësh serbë i janë drejtuar këtij festivali me një letër të hapur, në të cilën i kërkojnë anulimin e shfaqjes së filmit, të cilin e shohin si një platformë përmes së cilës qeveria serbe mund të promovojë axhendën e saj.
Letra
Ambasada e Rusisë: "Kërcënimi Rus", gjueti shtrigash. Shqipëria po quan dizinformim edhe ndihmën sovjetike
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka publikuar pak më parë në faqen e vet në Facebook një koment polemizues ndaj atyre që i quan akuza se Rusia po drejton një fushatë dizinformimi në rajon. Ambasada i referohet një dokumenti zyrtar – Strategjisë kundër Ndërhyrjes së Huaj dhe Dizinformacionit 2025-2030, që sipas saj huazon pjesën më të madhe të materialit nga një “studim” i autorizuar nga disinfo.al, një faqe që siç vihet në dukje, ndër të tjera financohet nga “i vetëdiskredituari USAID”.
Zhdanov i vetësatirizimit, Basha rishpik veten si Luli! Për PS-në: 7x7=313
Ka disa ditë që Lulzim Basha është shfaqur me një profil të ri mediatik që ndryshon nga ai i formatit të zakonshëm që jemi mësuar. Basha në makinë, me një mënyrë të foluri të personalizuar si “çun lagjeje” që i drejtohet kryeministrit si “Rame”. Xhup lëkure, bluzë me kapuç në makinë, Lulzim Basha, ka hyrë përfundimisht në kremastarin e Lulit. Ai është sot më Lul se ç’ka qenë ndonjëherë.
7x7 bëjnë 313
thoshte sot, duke i kujtuar “Rame-s” se “shokët i ka në burg”.