Lajme
Në luftë me SPAK-un për arrestimin e Veliajt
Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama është duke folur tani në një takim me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës, kryeqytet, prej nga ku ai akuzuar operacionin e arrestimit të Erion Veliajt nën një interpretim unik juridic.
Video/Subjekti penal Klotilda Bushka: Jam e dinjitetshme!
Në një diskutim në Komisionin e Ligjeve, deputeti Dashnor Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Klotilda Bushka, për shkak se është objekt hetimi nga SPAK. Bushka ka refuzuar duke deklaruar se është person i dinjitetshëm:
Deputeja Klotilda Bushka në hetim paraprak nga SPAK për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"
Në kuadër të batërdisë Veliaj, SPAK njofton edhe se:
Me Liderin të gjithë, jo me ideologjinë
Me cilën ideologji asociohet një shoqëri? Pyetje që nuk ka përgjigje shteruese. Në një shoqëri që është shndërruar në subjekt të shtetit modern, duket se asocimi shkon për nga pushteti, ideja qendrore e institucioneve. Është ajo pyetje që vjen e thjeshtuar si pohim dhe pa keqkuptime: nuk ka patur monarkistë, por Zogistë. As komunistë, por Enveristë.
Kushtetuesja: Sekuestroja mbi bazën e Sarandës, në përputhje me interesin publik
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin me të cilin hedh poshtë kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për të hequr sekuestron mbi bazën detare të portit të Limionit në Sarandë. Vendimi i marrë në nëtor të vitit të kaluar dhe është shpallur një muaj më pas. Gjykata ka vendosur që porti i Limionit të vijojë të mbetet nën sekuestro deri në përfundimin e hetimeve nga SPAK.
Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!
Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.
Juridikisht jemi Popull, jo Komb. Kombësia u njihet vetëm Pakicave në Shqipëri
Në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas qeveria shqiptare miratoi me propozim të ministrit të Brendshëm një vendim të titulluar: “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurave për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”.
Berisha garanton Kastratin: E ke Limionin, edhe po ta hoqi Edi Rama dhe SPAK
Edi Rama falsifikator ordiner!
Ai është kapur në falsifikime direkte vulgare të vendimeve dhe dokumentave zyrtare të zyrës së tij, për të zhdukur gjurmet e krimit.
20% e nxënësve grekë rrezikojnë të jenë analfabetë funksionalë
Një në pesë nxënës të sistemit arsimor parauniversitar grek rrezikon të jetë anaflabet funksional. Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Cilësisë në Arsimin Fillor dhe të Dytë, vë në dukje mangësi serioze në lexim, shkrim dhe kuptim matematikor të nxënësve që mbarojnë klasën e gjashtë dhe të mesmen, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për t’u angazhuar me kërkesat akademike dhe sociale.