20% e nxënësve grekë rrezikojnë të jenë analfabetë funksionalë

Postuar në 04 Janar, 2025 14:42

Një në pesë nxënës të sistemit arsimor parauniversitar grek rrezikon të jetë anaflabet funksional. Raporti vjetor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Cilësisë në Arsimin Fillor dhe të Dytë, vë në dukje mangësi serioze në lexim, shkrim dhe kuptim matematikor të nxënësve që mbarojnë klasën e gjashtë dhe të mesmen, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e tyre për t’u angazhuar me kërkesat akademike dhe sociale.

Ka një përqindjke të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që nuk i përgjigjen dot pyetjeve të nivelit të parë të vështirësisë e lëre më pyetjeve komplekse

citon gazeta “Kathimerini”, Ilia Matsagouras, një arsmitar i vjetër.

Bëhet fjalë për 20% të nxënësve që dalin nga shkolla pa aftësinë për të kuptuar dhe ndërvepruar ndaj sfidave linguistike dhe konjitive. Problemi mesa duket është global, ose të paktën europian. Prej vitesh flitet për një krizë të shkollës, për rënie të nivelit, mungesës së dëshirës për punë dhe ambicies për sukses të shpejtë. Nuk do shumë mund të kuptohet pasoja e kësaj gjendjeje të fermentuar ngadaë, heshtur dhe pandërprerë.

Është një lloj arsniku intelektual që ka rrjedhoja të mëdha morale për shoqëritë që kanë nisur të dëshmojnë shenja të qarta të mosorientimit ndaj sfidave të reja dhe që kanë zëvendësuar zhurmën me debatin dhe dialogun, pa vënë asnjë kriter meritokracie në promovim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.