Lajme
Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore
Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.
Video/Akte dhune në Amsterdam. Spekullime në mediat sociale për provokim nga Mossad-i izraelit
Në mediat sociale po raportohen akte dhune në Amsterdam. Djegie e një tramvaji dhe sulme. Disa llogari flasin për "të rinj afrikanoveriorë dhe të Lindjes së Mesme", por shumë prej komentuesve i cilësojnë sulmet si provokim të Mossad-it.
Sitcomi Itali-Shqipëri. Imigrantët kthehen prapë në Itali
Vjen së fundmi një njoftim ekzemplar:
"Eva Mane thotë jo te pallati, por te Rolling Hills". Meta: Ok, duhet edhe sauna dhe hamam
Nga dosja e SPAK për Ilir Metëm, BIRN ndër të tjera sjell edhe këtë pasazh:
Kjo rezulton nga përgjimet telefonike. Mos ka bërë shaka Meta? Ku i dihet, SPAK-u bën drejtësi me regji. Çështja është se këto duken të gjitha të besueshme.
Cili ishte roli i Shqipërisë në politikën e BE-së "të paqëtimit me Serbinë"?
Gazeta “Koha Ditore” sjell në vëmendje një shkrim të një politologu gjerman, Alexander Rhotert publikuar në “Tageszeitung” të Berlinit. Ideja qendrore e autorit në fjalë është se tashmë është përvojë e konfirmuar se politika e paqëtimit që BE-ja dhe SHBA ndoqën ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiçit nuk funksionoi. Madje dështoi.
Jourova thotë se "Musk promovon gjuhën e urrejtjes". Po urrejtjen kush e promovon?
E keqja është gjetur. Tani është Irani, CRINK, aleanca ushtarake e Lindjes dhe Elon Musk. Ky i fundit nuk dallon dot të ligën nga e mira, sipas zv.presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova.
Musk ka patur përplasje ne BE-në për rregullimin pas blerjes së Tuiterit, pasi sipas europianëve ai ka lejuar gjuhën e urrejtjes. Dhe për Jourovan kështu ai promovon të keqen.
Puna është se nga vjen urrejtja që nxit apo artikulohet në atë gjuhë? Askush nuk e thotë, por me siguri që një shkak është hipokrizia e atyre që drejtojnë.
Konfirmohet se eshtrat e Seviljes janë të Kolombit. Spekullohet për origjinë hebreje ose Agote
A ishte Kristofor Kolombi një hebre? Në kontekstin e një lufte të ndezur në Gaza, përkundrejt një Izraeli që po kryen genocid të pastër duke vënë në pikëpyetje të gjithë kauzën morale të hebrenjve si viktima unike të qytetërimit perëndimor, në media në Perëndim po qarkullon ky lajm rehabilitues që duket se u kujton të gjithëve anën e ndritur të Hebreut. Çështja ka dalë në Spanjë, pas hulumtimeve 20 vjeçare të drejtuara nga Antonio Luentes i universitetit të Granadas dhe konsiston në studimin genetik të atyre që mendohen se janë eshtrat e Kolombit.
Një film për "ambicien e madhe të Berlinguer"
Në festivalin e filmit në Romë prezantohet një film biografik për Enrico Berlinguer, lideri i Partisë Komuniste Italiane, ideatori i atij që hyri në historinë e ideve si Eurokomunizmi. Berlinguer, një sard me origjinë të ngritur ishte një politikan me profil të rrallë publik: i qetë, i komunikueshëm por luftarak për pikëpamjet e veta, i perceptuar si shumë human dhe serioz.
Mund të bëhej më mirë
Një kartolinë me një fotografi të vjetër të Durrësit – stampuar në Terni të Italisë – të nxjerr para syve qytetin bregdetar të Shqipërisë të viteve ’30. Ndonëse e padatuar, koha mund të hamendësohet nga prania në të e Vilës së Zogut, në kodrën dominuese anës detit. Në pamje të parë, Durrësi i kësaj fotoje të jep idenë e një fshati modest të shekullit të 20-të ose edhe të “19-të i palakmueshëm pë ndonjë gjë.
Prokuroria e Lezhës kërkon heqjen e sekuestros nga objekti brenda bazës detare Shëngjin
Tre vjet hetime për të arritur në vendimin se objekti i ndërtuar brenda bazës detare të Shëngjinit të lirohet nga sekuestroja. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar heqjen e sekuestros preventive për objektin dhe pushimin e proçedimit penal të regjistruar për vepren penale të "Shpërdorimit të Detyrës". Procedimi penal në lidhje me çështjen në fjalë nisi nga SPAK për veprën “Shpërdorim detyre”, por më pas çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës.