Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore
Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.
Vendstrehimet i ngjajnë një kontenieri të një anijeje dhe standardi i një prej tyre strehon 54 njerëz. Vendimi përkon me acarimin e ndjeshëm të luftës në Ukrainë dhe vendimin e SHBA për të autorizuar goditjen në brendësi të territorit rus me raketa amerikane.
Agjencia “Reuters” thekson se lëvizjet në fjalë lidhen me hyrjen në fazën finale të luftës në Ukrainë gjatë së cilës njoftohet se Rusia po përparon me ritmet më të shpejta që nga nisja e konfliktiti, duke krijuar dyshime se do të imponojë një paqe që çon në ndarjen e Ukrainës.
Një dështim spektakolar i Perëndimit nëse pranohet.
Add new comment