rusia
Akuzë letërsisë për "shpirtin e një kombi"
Në një intervistë për “Kyiv Indipendent” shahisti i mirënjohur Gary Kasparov përpiqet të japë disa përgjigje rreth ideve bazë ruse për shtetin, territorin dhe mesianizmin. Duke cilësuar se në Rusi nuk ka një opozitë morale ndaj luftës së Putin në Ukrainë, Kasparov ndër të tjera flet për një mishë konsistente nacionalizmi, imperializmi, mesianizmi në identitetin rus që nuk mundëson asgjë krijuese.
Kryeministri sllovak Fico, drejt Moskës për zgjidhjen e krizës së gazit rus që tranziton nga Ukraina
Më 1 janar të vitit 2025 njoftohet se ndalon kalimi i gazit rus përmes Ukrainës. Kjo për shkak se Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjasë më kontratën pesë vjeçare të tranzitimit të gazit rus drejt Europës, një vendim që paralajmëron krizë.
Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri. Nuk do ta harrojmë, por Erdogan bëri një gabim strategjik
Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:
Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik
Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë
Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë.
Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje
Rusia nis prodhimin masiv të vendstrehimeve të lëvizshme bërthamore
Instituti Kërkimor i Ministrisë së Emergjencave në Rusi, ka njoftuar nisjen e prodhimit masiv të vendstrehimeve të lëvizshme “KUB-M” që janë në gjendje të ofrojnë një mbrojtje fillestare ndaj kërcënimeve të ndryshme si bombat, radiacioni apo fatkeqësitë natyrore.
Genc Pecani paraqet letrat kredenciale si ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse
Në datën 5 nëntor në Kremlin është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të letrave kredenicale të disa ambasadorëve të akredituar në Federatën Ruse. Ceremonia është zhvilluar në grup dhe aty ka marrë pjesë presidenti Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Seregy Lavrov. Letrat kredenciale i ka dorëzuar edhe ambasadori i ri i Shqipërisë në Rusi, Genc Pecani. Aktiviteti është shfrytëzuar nga Putin për të mbajtur një fjalë prej 14 minutash ku ai ka vënë në dukje paradoksin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe disa prej vendeve në fjalë, përfshirë Shqipërinë.
Liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre
“Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë gabim nëse besojnë se Rusia nuk do ta kalojë kurrë kufirin e përdorimit të armëve bërthamore”. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, thotë se liderët aktualë në Perëndim nuk kanë largpamësinë e paraardhësve të tyre, aq sa për ta marrë seriozisht gatishmërinë e Rusisë për të mbrojtur ekzistencën e saj duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion.
SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë
Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.
Gjobë Google-it 20 decilionë dollarë, shumëfish i PBB-së së globit
Një gjykatë në Rusi gjobiti Google me rreth 20 decilion dollarë për bllokimin e përmbajtjes së tyre.
Për të bërë një krahasim, Banka Botërore e vlerëson GDP-në globale në rreth 100 trilion dollarë, një fraksion në krahasim me gjobën e mundshme. Praktikisht, për të shlyer këtë gjobë, Google-it i duhet të gjejë më shumë para se sa ekzistojnë në Tokë.
Aleatë, por me rezerva
Trupat e Koresë së Veriut u bashkohen forcave ruse këtë fundjavë, paralajmëroi të premten Ukraina. Ky zhvillim ka ngritur shqetësim në Kiev, por nga ana tjetër mund të provokojë pakënaqësi edhe te ata që njihen si aleatë të Moskës.
Raportime të konfirmuara nga Uashingtoni se Koreja e Veriut po dërgon ushtarë në Rusi për një betejë të mundshme me Ukrainën, kanë ngritur shqetësim serioz te vetë SHBA-të dhe aleatët e saj, të cilët thonë se përfshirja e tyre shënon një përshkallëzim të madh në konflikt dhe mund të thellojë rreziqet e sigurisë për fqinjët e Koresë së Veriut.