Lajme

Vetëm në rrugë, por edhe Shtetin kundër!

Postuar në 15 Gusht, 2024 13:17

Mediat u akuzuan se patën përgjegjësi për keqinformimin mbi ngjarjen e Pogradecit. Ndërkohë Policia ka gjeneruar tri deklarata, Prokuroria e Korçës, dy deklarata, kryeministri dy sqarime dhe kemi edhe një hetim penal për një inspektor policie. Mbi këtë të fundit policia sot ka sqaruar Prokurorinë se nuk kapatur detyrë hetimin dhe ekspertimin e vendngjarjes.

Kakomeja, plazh i ndaluar për shqiptarët. Vangjeli e hapi më 1 gusht, e mbylli pas zgjedhjeve!!!

Postuar në 12 Gusht, 2024 17:34

Doni një Vangjel për punë? Ja ky është!

Kështu e prezantoi Vangjel Tavon, kryeministri Rama, gjatë një prej takimeve të tij elektorale në Himarë. Dhe Vangjeli për punë, pa vetulla dhe i shpëlarë, vetëtinte në fytyrë si një hero i punës socialiste në prani të udhëheqësit.

Policimi i Policisë

Postuar në 12 Gusht, 2024 16:28

Nuk kaloi java që e ashtuquajtura Polici e Shtetit të dalë sërish në qendër të vëmendjes mediatike. Pas incidentit mes Altin Qatos dhe një qytetari, që u dhunua në mënyrë fyese nga oficeri i Policisë, vjen ngjarja në Pogradec. Një 42 vjeçar duket se është rrahur për vdekje nga një 29 vjeçar. Egli Proga ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga i akuzuari Denis Meçe, një 29 vjeçar që sipas PD-së ka lidhje me drejtues të Partisë Socialiste në Pogradec. 

Miti i lobit grek që ndikon në SHBA

Postuar në 12 Gusht, 2024 15:55

Në një shënim të sotmin në “Kathimerini”, drejtuesi i kësaj gazete, Alexis Papachelas, merr në shqyrtim ndikimin që ka lobi izraelit në SHBA. Një grupim organizatash që arrin të ndikojë dhe madje diktojë deri diku politikën amerikane në Lindjen e Mesme. 

Në anën e duhur të historisë, të suksesit dhe me shumicën e heshtur!

Postuar në 11 Gusht, 2024 14:01

Kryeministri Edi Rama u gdhi sot me një letër të hapur për shumicën e heshtur dhe të emancipuar të shqiptarëve. Përmes saj ai sqaronte mesazhin e djeshëm për Chermen Valiev, origjinën e tij gjeorgjiane nga Osetia e pushtuar nga Rusia, e kështu me radhë, për të dalë mandej te fakti se ka disa shqiptarë që nuk dinë të gëzohen me suksesin. E të tjera si këto që i kemi dëgjuar e stërdëgjuar.

Shqiptarçe në Himarë/Ed Veremi rikonfirmohet ndaj një opozite "mut çobani"

Postuar në 05 Gusht, 2024 14:07

 

Andi Bushati e interpreton episodin e zgjedhjeve në Himarë si moment përcaktues të tranzicionit, duke i parë ato si manifestim i një represioni të vazhdueshëm dhe strukturor që ka diktuar mandej votën e njerëzve në Himarë. Mesazhi është që vota nuk e bën më ndryshimin, kështu që njerëzit do bëhen të gjithë me Edi Veremin. Po Beleri si fitoi atëherë? Mos vallë ka njerëz që dinë dhe punojnë për të fituar?! Mos vallë këmbimi Këlliçi- Alimehmeti do çojë përherë në humbje?

KQZ, Himarë: Nuk e dimë pse qeveria nuk shtyu vlefshmërinë e 6 mijë kartave si zgjedhjet e shkuara

Postuar në 04 Gusht, 2024 13:05

Sot në Himarë është verifikuar problem i kartave të identitetit të cilave u ka përfunduar afati. Me këtë rast zgjedhësve që posedojnë këto karta u është mohuar mundësia për të votuar. Kodi Zgjedhor ka si synim që vullneti i zgjedhësve të materializohet dhe ngarkon KQZ-në që të administrojë në këtë funksion procesin.

Lidhur me këtë kryetari I KQZ-së, Celibashi sot tha:

Po të qëllohet me pëllëmbë apo pështyhet në surrat një polic, çfarë mase aplikohet?

Postuar në 03 Gusht, 2024 01:02

Goditi me shuplakë drejtuesin e automjetit, Muhamet Rrumbullaku urdhëron pezullimin e Altin Qatos, drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato

Ja njoftimi i mediave për incidentin e djeshëm ku një oficer i lartë policie qëllon një qytetar. Një gjest i shëmtuar sa më s’ka për kohën që jetojmë, por jo dhe aq i shëmtuar për një polic shqiptar. Polici shqiptar me përkufizim tradicional është konsideruar dhe e ka parë veten si një lloj zorzopi i pagdhendur që duart dhe hurin i vështron si pasaportizim për të qëndruar në Qytet. 

Thirrje hipotekarëve të Vlorës dhe investitorëve strategjikë: Jepjani tapinë e Vunoit Qirje Edit!

Postuar në 02 Gusht, 2024 14:54

Ka nja dy ditë që PD-ja e Penxheres akuzon kryeministrin se ka marrë nja 22 ha tokë në Vuno duke bërë ca ndërhyrje ligjore për të përshpejtuar apo përfituar pronën. Penxherja nuk ka thënë deri më tani nëse z. Rama i ka tjetëruar këto prona, apo i ka trashëgim dhe thjesht ka ecur përpara shpejt për t’i marrë se helbete i la 60 e i duhen ca saraje andej nga Bregu.

Jep dorëheqjen për shkak të korrupsionit Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës

Postuar në 01 Gusht, 2024 17:03

Guvernatori i Bankës Qendrore të Maltës, Edward Scicluna, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të një vendimi gjykate që e inkriminon atë penalisht. Vendimi lidhet me privatizimin e një spitali në vitin 2015, kur Guvernatori ishte ministër i Financave dhe ai ka çuar në largim nga detyra edhe të ish-zv.kryeministrit Chris Fearne në muajin maj.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme