Kakomeja, plazh i ndaluar për shqiptarët. Vangjeli e hapi më 1 gusht, e mbylli pas zgjedhjeve!!!

Postuar në 12 Gusht, 2024 17:34

Doni një Vangjel për punë? Ja ky është!

Kështu e prezantoi Vangjel Tavon, kryeministri Rama, gjatë një prej takimeve të tij elektorale në Himarë. Dhe Vangjeli për punë, pa vetulla dhe i shpëlarë, vetëtinte në fytyrë si një hero i punës socialiste në prani të udhëheqësit.

Dhe Vangjeli ka bërë punë të sërës së socialistit. Në një incident të raportuar nga MCN Tv sot, roja i plazhit të ndaluar të Kakomesë, thotë ndër të tjera se dera u hap më 1 gusht nga Vangjel Tavo për 15 ditë. Në cilësinë e Prefektit. Kjo ishte puna. Pas fitores në zgjedhje, Vangjeli e mbylli derën sërish dhe aty hyjnë vetëm ata që do kompania privat që ka shpallur se ka plazhin, malin, rrugën dhe ajrin.

Kaq është e vërteta e punëve të Vangjelit dhe interesit që lëviz buzëqeshjet e tij. Dhe përtej tij: kjo është edhe agjenda e qeverisë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E po punë cangjelësh u katandis kjo punë. Kështu e pati paraqitur edhe Vangjrl Dulen Rama kur e kishte në krah. Nuk e ka për gjë të bëjë rokadë vangjelësh. Tani e ka radhën Vangjeli me llagap Tavo që dikur nxirrte tym e flakë kundër Romës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.