KQZ, Himarë: Nuk e dimë pse qeveria nuk shtyu vlefshmërinë e 6 mijë kartave si zgjedhjet e shkuara
Sot në Himarë është verifikuar problem i kartave të identitetit të cilave u ka përfunduar afati. Me këtë rast zgjedhësve që posedojnë këto karta u është mohuar mundësia për të votuar. Kodi Zgjedhor ka si synim që vullneti i zgjedhësve të materializohet dhe ngarkon KQZ-në që të administrojë në këtë funksion procesin.
Lidhur me këtë kryetari I KQZ-së, Celibashi sot tha:
Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara.
Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them. Nuk kemi pasur një komunikim ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme. Kjo çështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë.
Është një çështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej ti përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë. Nuk po përpiqem të shmang gravitetin apo shkakun, por lidhet me interesin e kandiduesve dhe të partive
Pra për të njëjtat karta qeveria vitin e kaluar shtyu afatin e vlefshmërisë kurse kësaj radhe jo. As Celibashi nuk e di pse, por të vihet re se kreu i KQZ-së ka vënë në dukje se ka njerëz “të cilëve u skadon sot karta”. Pse u zgjodh atëherë 4 gushti?
Comments
gjithmone ka njerez qe u
gjithmone ka njerez qe u skadon sot karta, per cdo "sot". a e dinin ata qe votohet, apohajt vari lesht se i shtyn qeveria afatin e skadences. Po kur shkojne te greku, a i kerkojne te kalojne kufirin me nje pasaport te skaduar? I thone dot, "he more se nuk eshte e skaduar shume"?
Po ci kini keta more.
Add new comment