Po të qëllohet me pëllëmbë apo pështyhet në surrat një polic, çfarë mase aplikohet?
Goditi me shuplakë drejtuesin e automjetit, Muhamet Rrumbullaku urdhëron pezullimin e Altin Qatos, drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato
Ja njoftimi i mediave për incidentin e djeshëm ku një oficer i lartë policie qëllon një qytetar. Një gjest i shëmtuar sa më s’ka për kohën që jetojmë, por jo dhe aq i shëmtuar për një polic shqiptar. Polici shqiptar me përkufizim tradicional është konsideruar dhe e ka parë veten si një lloj zorzopi i pagdhendur që duart dhe hurin i vështron si pasaportizim për të qëndruar në Qytet.
Çështja është gjetkë: nëse një qytetar do godiste me shuplakë një polic, do e pështynte në surrat vetëm për neveri, apo edhe do ta shante, cila do ishte masa që do merrej?
E dimë fare mirë: procedim penal me nenet përkatëse(për shkak të detyrës etj..). Mbi cilën të drejtë kjo pabarazi në trajtim sidomos kur dëgjojmë shpesh se policia, njësoj si qeveria, janë shërbëtorë të popullit?
Në cilin Kod diskriminohet pozitivisht hyzmeqari xhanëm?
Për barazi: qëlloni me pëllëmbë dhe pështyni mbi policët! Pas kësaj të kërkojmë hetim disiplinor apo administrativ. Fundja tani ka edhe ministra që thonë se “shkoj me qejf në burg për ca miliona euro”.
Pse duhet të durojmë edhe ne këtë lloj trajtimi?
s.zaimi
Add new comment