altin qato
Po të qëllohet me pëllëmbë apo pështyhet në surrat një polic, çfarë mase aplikohet?
Goditi me shuplakë drejtuesin e automjetit, Muhamet Rrumbullaku urdhëron pezullimin e Altin Qatos, drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato
Ja njoftimi i mediave për incidentin e djeshëm ku një oficer i lartë policie qëllon një qytetar. Një gjest i shëmtuar sa më s’ka për kohën që jetojmë, por jo dhe aq i shëmtuar për një polic shqiptar. Polici shqiptar me përkufizim tradicional është konsideruar dhe e ka parë veten si një lloj zorzopi i pagdhendur që duart dhe hurin i vështron si pasaportizim për të qëndruar në Qytet.