Lajme
Rezolutë mbi një reformë me shumë probleme
Rezoluta antikorrupsion që u propozua pak kohë më parë nga Kryeministri Edi Rama, nën titullin: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, kaloi debate dhe duhet thënë me një frymë paragjykimi. Një pjesë e opozitës cilësoi se dokumenti në fjalë, që parashikon edhe ngritjen e një Komisioni të Përhershëm, synon marrjen në kontrollt të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion – SPAK – tani që sipas saj ka nisur shoshitja e dosjeve të korrupsionit të qeverisë “Rama”.
Piktura është arti i të heshturës
Studioja e Vilson Biçakut ndodhet në katin e poshtëm të një ndërtese të vjetër në qendër të Brukselit, me arkitekturën tradicionale që karakterizon shumicën e godinave të qytetit, por që pavarësisht se i ndesh rëndom, gjithmonë vazhdojnë të të mahnisin me elementët dhe detajet dekorative. Pjesa më e madhe e piktorëve që më ka rastisur të njoh apo të intervistoj, kanë një lloj manie me rregullin, çka më përmbysi përfytyrimin për rendin kaotik të artistëve, ndërsa studioja e Vilsonit përkonte pikërisht me imazhin e artistit anarkist e rebel.
Përhumbjet e Joe Biden, metafora e strategjisë së Perëndimit sot edhe në Ballkan
Dje, ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, shprehej se njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Sipas tij, edhe në referencë të Marrëveshjes së Ohrit, normalizimi i marrëdhënieve është pjesë e detyrueshme. Kjo deklaratë bën pjesë në atë politikë të akomodimit të Serbisë, madje të Serbisë së Aleksander Vuçiç, që ka për synim zyrtar apo publik, mbajtjen e saj sa më larg Rusisë.
Pa opsione për çështjen "Beleri". Dikush do poshtërohet
Gazeta greke “Ta Nea” raporton se mes Tiranës dhe Athinës ka një lloj përpjekjeje për të zgjidhur së paku çështjen e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Sipas gazetës dënimi do të jetë me 20 muaj dhe kjo me llogari e lejon atë të dalë jashtë për shkak të qëndrimit në paraburgim për të bërë betimin në PE.
Luljoshka
Sali Berisha ka folur pas marrjes së tapisë së vulës së partisë duke deklaruar se partia është e hapur për të gjithë. Është patjetër një thirrje për Lulzim Bashën që të rikthehet në PD me veten e vet dhe ata mbështëtës që ka. Ndërkohë që Argita Malltezi ka deklaruar se Basha nuk ka më vend në PD.
Rugova, mes historisë dhe shashkave propagandistike të politikës
Aktiviteti i zhvilluar në Prishtinë me rastin e 25 vjetorit të çlirimit dhe figurën e Ibrahim Rugovës ka provokuar disa reagime për prirjet mistifikuese që politika ndjek, e në këtë kuadër edhe për thjeshtimet e mëdha "ligjërimore" të proceseve historike, duke çuar në deformime.
P.sh u mediatizua shumë deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se në thelb Rugova e krijoi UÇK-në ose në ligjëratë të drejtë:
Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK
Beleri vodhi votat?! Pse nuk rikandidon Goron PS-ja atëherë?!
Shkruante dje analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera:
Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur
Zbulim unikal arkeologjik në Kretë
Puna për ndërtimin e një radari në funksion të aeroportit në Kretë ka çuar në një zbulim arkeologjik që cilësohet unik prej shkencëtarëve grekë. Në lartësinë 494 m, në majë të kodrës Papoura, ka dalë në dritë një strukturë rrethore me diametër 48 m që mbulon një sipërfaqe prej 1800 m2, përbërë nga hapësira që komunikojnë me njëra-tjetrën me kalime të ngushta, duke dhënë idenë e një labirinthi.
Merr vulën dhe logon e partisë
Vula dhe logoja i takojnë Rithemelimit. Me vendim të sotshëm të Gjykatës së Apelit, të dyja simbolet i kalojnë përfaqësisë politike të drejtuar nga Sali Berisha duke mbyllur me gjasë një proces artificial. Zyrtarisht kemi Lulzim Bashën pa vulë dhe logo, Sali Berishën me vulë dhe logo, që kalon formalisht si drejtues të opozitës që ndodhet në arrest shtëpie.
Komedi, Celibashi propozon "reformën e vërtetë zgjedhore"
Gjatë raportimit të vet në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndër të tjera ka thënë: