Zbulim unikal arkeologjik në Kretë

Postuar në 11 Qershor, 2024 14:08

Puna për ndërtimin e një radari në funksion të aeroportit në Kretë ka çuar në një zbulim arkeologjik që cilësohet unik prej shkencëtarëve grekë. Në lartësinë 494 m, në majë të kodrës Papoura, ka dalë në dritë një strukturë rrethore me diametër 48 m që mbulon një sipërfaqe prej 1800 m2, përbërë nga hapësira që komunikojnë me njëra-tjetrën me kalime të ngushta, duke dhënë idenë e një labirinthi.

Në një vlerësim paraprak mendohet se struktura, funksioni i së cilës ende nuk dihet, daton 2000-17000 vjet p.e.s dhe i takon qytetërimit minoik. Ajo nuk ka asnjë paralele me zbulimet e tjera të të njëjtit qytetërim në ishull duke e bërë atë edhe më interesante nga pikëpamja shkencore.

Kreta është vendi i zbulimit të qytetërimit minoik të Knososit, që merr emrin nga mbreti legjendar Minos, që lidhet ngushtë me mitologjinë helene dhe që përfaqëson një nga majat e qytetërimit egjean.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.