Luljoshka

Postuar në 12 Qershor, 2024 13:12

Sali Berisha ka folur pas marrjes së tapisë së vulës së partisë duke deklaruar se partia është e hapur për të gjithë. Është patjetër një thirrje për Lulzim Bashën që të rikthehet në PD me veten e vet dhe ata mbështëtës që ka. Ndërkohë që Argita Malltezi ka deklaruar se Basha nuk ka më vend në PD.

Është një lojë kjo e Sali Berishës që rikonfirmon edhe njëherë se asgjë parimore nuk ka në politikën shqiptare dhe se pragmatizmi sundon çdo vendim. Nuk ka të bëjë kjo vetëm me gëlltitjen e asaj që bëri Lulzim Basha, i cili e solli opozitën deri këtu ku është bashkë me Sali Berishën, por edhe me faktin se z. Berisha i leverdis të luajë me shumë karta edhe brenda partisë së tij, ku nuk është kristalizuar ende një figurë drejtuese.

Çfarë mund të thuhet për Gazmend Bardhin nëse Basha kthehet në PD? Po për ata qëndrestarët e Rithemelimit që do shohin sesi në parti rikatapultohet një njeri që nuk ka bërë asgjë veçse I ka shërbyer interesit të vet dhe për pak e zhbëri PD-në?

Nga ana tjetër pafytyrësia është replikuar kur vetë Basha ka “vënë dy kushte” për bashkëpunimin me Berishën: distancimin e tij nga Edi Rama dhe Ilir Meta. Si provohet distancimi teknikisht që edhe Basha të bindet? Duke i bërë block në Facebook këtyre të dyve?

Zoti Basha "harron" këtu se ai vetë e shkarkoi nga funksionet, apo e ngriu Berishën me vendim personal, pikërisht se u shpall non grata nga SHBA? Si pra sot, shpallja non grata e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga Basha paska më shumë vlerë sesa non grata e SHBA për të cilën Lulzim Basha bën hosana nga mëngjesi në darkë?

Zoti Basha mund të jetë duke qeshur sesi punët i shkojnë mbroth sërish, në fund të fundit e gjeti sërish një derë ku të hyjë e një këpucë për ta lëpirë. Por një opozitë e tillë që bashkohet në një kauzë interesash të ngushtë, nuk ka gjasa të bindë njerëzit se me të vërtetë dallon nga shumica.

Jo se ka kush ndonjë iluzion për këtë, por edhe ai momentumi i krijuar nga një protestë e sëmurë dhe zgjatur për një çështje që ka shumë diskutime, merr këtu një vërtetim të vjetër të një anatomie që zbulon të gjithë kalbëzimin e vet.

s.zaimi

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Profesor Berisha Lulzim Basha është një njeri i mbaruar për demokratët e para se shkatërrojë PD dhe i hodhi gaz lotsjellës demokratëve e dyta që përzuri të gjitha figurat e PD dhe ju plus qe keq përdori për hesape të vetat shumë njerëz dhe tani kërkon ankimim të çështjes gjygjsore për vulën dhe emrin e PD jo kurrë le ata dy persona Lulzim Basha engjëll alibeajn

Submitted by Gjallica (not verified) on

Flora Keci
Gabimet e PD Jane shume te renda, ne duhet te kishim mbeshtet dhe vu ne krye te shtetit njerez qe na perfaqesojne!
Ja psh Xhozi! Turp i vertete , nje funderrine.I kemi kerku Daktorrit perhere me vu ne krye te shtetit figjura si Çiljeta, Bleona, Sudja, Lek Plepi si jane Dora jone por hiç Daku. U mor me Tritanin, Rustem Gjaten, Fahri Balliun, Greta Koçin, shume gabim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.