Pa opsione për çështjen "Beleri". Dikush do poshtërohet
Gazeta greke “Ta Nea” raporton se mes Tiranës dhe Athinës ka një lloj përpjekjeje për të zgjidhur së paku çështjen e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Sipas gazetës dënimi do të jetë me 20 muaj dhe kjo me llogari e lejon atë të dalë jashtë për shkak të qëndrimit në paraburgim për të bërë betimin në PE.
Gazeta citon burime diplomatike në Shqipëri të jenë shprehur se “ne po shohim për periudhën post-Beleri” tani që duket se pala greke do të presojë më shumë për çështje të tjera ku më e rëndësishmja është ajo e delimitimit të ujërave detare.
Këtu tashmë ka rëndësi vetëm konteksti i zgjidhjes dhe jo rezultati në vetvete. Gazeta shkruan se z. Rama është i detyruar të zgjedhë mes dy të këqijave; të mbajë Belerin brenda dhe të krijojë një problem me BE-në për shkak edhe të statusit të tij të ri, apo ta nxjerrë dhe të rrezikojë të quhet frikacak në Shqipëri.
Në këtë kuadër mund të vëmë në dukje se lëvizja e z. Rama për të caktuar Vangjel Tavon prefekt të Vlorës, nënkuptuar si kandidat i PS-së për zgjedhjet e reja në Himarë, përfaqëson një zgjidhje shumë më të padinjitetshme në aspektin “nacionalist” se çdo zgjidhje tjetër, pasi nëse statusi i Himarës është ambig në relacione mes të dyja vendeve, me caktimin e një minoritari nga Dropulli, z. Rama shkon përtej debatit se çfarë është Beleri dhe Himara, duke shpallur pazarin e vet.
Comments
vershire tia ndjeje Rames
Pse po krijon problem me BE Rama nese Beleri rri ne biruc? Ca do i thote BE? Na e nxirr pak ate hajdutin pavaresisht vendimit te gjyqit, se do e gradojme ne? Asnje problem s'ka Rama.
Do delimitohet deti? Po nese nuk plotesohen konditat dypaleshe si do e delimitoje Greqia si te kete qejfin e vet? E para nuk e ben dot, e dyta ta zeme se per qejfin e vet dhe ne letrat e veta do e quaje se e ka bere. A e kupton kush se cfare precedenti hap per komshiun tjeter qe ka andej? duke mbrojt ligjin nderkombetar dhe turku here pas here i thote qe "ne do vijme nje dite". Nuk e shikon qe i bere parate nendetese e areoplana dhe kot se koti?
Do vonoje rruga per BE. ok. Po ne nuk jemi askund gati per ate pune, ca do vonoje. Si e ka lene Rama ket vend ne nuk prodhojme dot qepe te njoma, jo te hyjme ne BE. keq eshte kjo pune, por nuk eshte nga Greku. Greku ska c'vonon hic, ne jemi vone vete
Add new comment