Komedi, Celibashi propozon "reformën e vërtetë zgjedhore"

Postuar në 11 Qershor, 2024 12:53

Gjatë raportimit të vet në Komisionin e Ligjeve, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndër të tjera ka thënë:

Pas 2025 do të ketë zgjedhje, pse jo të diskutojmë për të gjitha çështjet e problematikat. Edhe nëse nuk kanë efekt në 2025. Efektet le ti prodhojë pas zgjedhjeve të 2025, dhe zgjedhjeve të radhës. E kuptoj që shkakton ilaritet por nuk është pa sens dhe shumë e arsyetuar. Do të ishte e udhës që kjo strukturë, apo një strukturë tjetër ad hoc të krijohet për të punuar për të bërë vërtetë një reformë zgjedhore të vërtetë

Tani është shumë qesharake dhe e mjeruar në kulm që një njeri si z. Celibashi që ka një karrierë si jurist të lidhur posaçërisht me zgjedhjet të flasë për një reformë të vërtetë zgjedhore pas kësaj që po synohet të bëhet.

Qoftë edhe duke u nisur nga fakti se në zgjedhjet e kaluara, kritika direkte ra mbi institucionin që ai drejton, ne do të duhet të thoshim se një titullar i tillë duhej të heshtte. Z. Celibashi mesa duket po i pëlqen të jetë edhe teoricien i zgjedhjeve në Shqipëri, ndërkohë që problemet që evidentohen prej kohësh tashmë për këtë proces, janë pastërtisht administrative. Pra kanë të bëjnë me institucionin që ai drejton. Nuk ka më shqyerje kutish, as prishj kodesh, as zhdukje vulash. Jo, procesi çalon te KQZ-ja dhe megjithatë propozimi për një reformë të vërtetë, vjen po nga ky feud institucional. Madje duke marrë atributet e një ekipi profesional.

KQZ-ja është një zorrë qorre në këtë vend pasi siç dihet në vende normale zgjedhjet i realizon Ministria e Brendshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.