Lajme

Muret tona të brendshme ndaj Lirisë

Postuar në 27 Qershor, 2024 15:04

Irani është një republikë fetare, ose demokraci fetare siç quhet vetë. Me përkufizimet e zakonshme ne jemi mësuar të dëgjojmë se Irani është diktaturë, autokraci nën drejtimin e disa gangsterëve që nuk e kanë gjë jetën e njeriut. Se zgjedhjet janë formalitet e kështu me radhë, çka në mënyrë intuitive na çon në reflektimin se në Iran nuk flet dot lirisht.

Shqipëria e Vërtetë e Onkologjikut

Postuar në 25 Qershor, 2024 12:09

Ajo çfarë ka dalë në sipërfaqe nga hetimet e njoftuara sot nga Prokuroria për spitalin Onkologjik në Tiranë nuk përbën më lajm. Mjekë që manipulojnë me gjendjen e të sëmurëve, spitali që degdis familjarët në farmaci për të blerë ilaçet që duhet të jenë të rimbursuara janë gjëra që nuk ka shqiptar që nuk i kë hequr në lëkurë nëse ka shkruar në spital.

Që mjeku do para, infermieri po ashtu, po edhe roja dhe sanitari këtë e pamë të gjithë sidomos gjatë pandemisë.

Pse duhet t'ua japim të dhënat tona institucioneve që nuk mund t'i ruajnë?

Postuar në 24 Qershor, 2024 13:18

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar sot të dhëna të tjera të qytetarëve shqiptarë, më saktë të dhënat e pasaportave të tyre shoqëruar me vendbanim dhe numër kontakti. Pak ditë më parë u publikuan të dhënat e qytetarëve të kartave të identitetit të shpërndara në 1330 faqe online. Sigurisht që janë dy baza të dhënash që qarkullojnë në disa mjedise të caktuara, sikundër p.sh noterët kanë një bazë të dhënash kadastrale tani që kadastra online nuk funksionon.

IA, Filtri i Madh që e dënon njeriun të mbetet në Tokë!

Postuar në 23 Qershor, 2024 17:12

Inteligjenca Artificiale mund të shpjegojë pse ne nuk po i takojmë Alienët

Goditje nga e majta në të djathtë mbi Këlliçin

Postuar në 23 Qershor, 2024 16:00

Media të afërta me qeverinë aktuale(në fakt me çdo zyrë pushteti) raportojnë sot në faqet kryesore për Belin Këlliçin dhe financimin e tij gjatë fushatës elektorale për Tiranën. Këto media madje shkruajnë se “figura e Belind Këlliçit rrethohet me mistere”, një ndër të cilat, pra financimin e fushatës, ato e kanë zbardhur. Misteri tjetër është se Belind Këlliçi, të cilit në shkrime i referohen si Belo, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe të masterit. Lista e financuesve është e mbushur me surpriza, thonë kët media.

Çfarë i ka mbetur më shkollës?

Postuar në 22 Qershor, 2024 14:33

Mediat në Kosovë raportojnë se pyetjet dhe përgjigjet e Testit të Maturës kanë dalë në mediat sociale. Edhe këtë vit. Çka nënkupton se ky është një zanat i konsoliduar. Me këtë rast janë publikuar edhe foto nga profile në mediat sociale që qarkullojnë testin.

Është një dukuri që e has rëndom në Shqipëri për çdo vit. Aq sa është një gjë qesharake të mendosh seriozisht se fëmija yt duhet të lodhet për provimet e një testimi që publikohet paraprakisht.

Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s

Postuar në 20 Qershor, 2024 15:37

Mark Rutte do të jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. 32 anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord me kandidaturën e hollandezit që pason në detyrë Jens Stoltenberg. Rutte ka marrë mbështetjen pas presidenti rumun, Klaus Iohannis është tërhequr nga kandidimi.

Rutte cilësohet si një njeri që ka një marrëdhënie me kandidain republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, ose më saktë që ka ditur të afrohet me të gjatë kohës që ishte president i SHBA.

Ta emërojmë kryeministrin, jo ta zgjedhim!

Postuar në 19 Qershor, 2024 10:09

Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson

Shqipëria është më e qetë dhe më e mirë pa Toksicitetin e z. Rama

Postuar në 18 Qershor, 2024 22:32

Këto ditë kanë qenë  me ngjarje. Me zhvillime por edhe shfaqje personale që jemi mësuar t’i shohim.

Mungon me praninë e tij disaditore kryeministri. Ta sqarojmë: nuk mungon në sensin e domosdoshnërisë, por nuk është i pranishëm. As për ndeshjet, as për non grata e Saliut, as për seancat në Kushtetuese për profesionet e lira. Thuajse për çdo gjë publike zotëria nuk është. 

Qeshni me ministrin e Jashtëm HASANI! I kujton Athinës mbiemrin otoman të Belerit

Postuar në 18 Qershor, 2024 15:59

Athina zyrtare ka hedhur një hap tjetër për vlerësimin dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Prespës që garantoi zgjidhjen edebatiti për emrin e Maqedonisë së Veriut. Një konferencë me pjesëmarrësit e marrëvëshjes është mbajtur në Athinë dhe aty ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se shpreson se qeveria e re në Shkup nuk do ta bëjë gabimin e anullimit të marrëveshjes, ndërkohë që në dritë ka dalë edhe debati mes Tiranës dhe Athinës për z. Beleri.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme