Goditje nga e majta në të djathtë mbi Këlliçin
Media të afërta me qeverinë aktuale(në fakt me çdo zyrë pushteti) raportojnë sot në faqet kryesore për Belin Këlliçin dhe financimin e tij gjatë fushatës elektorale për Tiranën. Këto media madje shkruajnë se “figura e Belind Këlliçit rrethohet me mistere”, një ndër të cilat, pra financimin e fushatës, ato e kanë zbardhur. Misteri tjetër është se Belind Këlliçi, të cilit në shkrime i referohen si Belo, ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme dhe të masterit. Lista e financuesve është e mbushur me surpriza, thonë kët media.
Lista është e publikuar dhe nuk ka asnjë surprizë. Njerëz që kanë dhënë para për një kandidat. Duke nisur që nga e shoqja e tij.
Pse po publikohet kjo kopertinë për z. Këlliçi që hyri në garën elektorale me vendim politik, duke zhbërë kandidimin e Ilir Alimehmetit? Është e thjeshtë: Këlliçi po kërcënohet me baltosje në një farë mënyre, sepse duke qenë fytyra e protestës kundër Zdromsit të Tiranës, që akuzohet se është hajduti më i fëlliqur i dy shekujve të shtetit shqiptar, ai ka stresuar. Tani të imagjinojmë pak: Këlliçi që kujdeset edhe të zgjedhë fjalët kur flet, ka stresuar Zdroms pocaqinë e Bashkisë së Tiranës, që sa vjen e merr pamjen e një xhepisti.
Janë fjalë ndoshta të pavenda, por si një njeri i votuar vazhdimisht, do të ishte e udhës dhe logjike që personi që sot drejton Bashkinë e Tiranës, të sqaronte se pse është nën akuzë, sesi ka mundësi që drejtuesit që ai i ka zgjedhur vetë akuzohen se kanë krijuar skemën më të ndyrë të përfitimit dhe banditimit. Të kërkonte ndjesë, ndjesë të madhe madje sepse ky lloj gjitari ka bërë moral kujtdo që ka mundur nga karrigia ku ia ulën bythën dikur. Dhe të jepte dorëheqje e të provonte nëse njerëzit e duan ende.
Jo, ai zgjodhi të rrijë sepse ajo është kultura e ekipit që drejton shtëpinë publike që quhet PS, ku çdo akt moral tingëllon si budallallëk. Meqë jemi këtu: Po kolegun e prokurorëve të SPAK-ut kush e financoi në fushatë?
Ndaj ne shohim gazetarinë e mjerimit me listë financues për Belind Këlliçin që nuk përfaqëson asgjë ende në luftën e pushtetit, pa folur këtu për faktin se shantazhe të tilla në mediat e pushtetit, nuk përjashtohet të jenë shprehje e pakteve pas kuintave që kanë të bëjnë me djegien e një kandidati që u përfol për marrjen e drejtimit të PD-së. Me zgjidhjen e çështjes së vulës, duket se tema e kryetarit të ri del në sipërfaqe dhe këtu hyjnë në ekuacion të gjitha interesat, sepse kryetari i ri duhet të jetë patjetër i pistë për t’u kontrolluar dhe respektuar status quonë.
A është Këlliçi jashtë kësaj skeme? Patjetër që jo, por lufta që i bëhet nuk ka të bëjë me të vërtetën e financimit, por me faktin se nëse protesta ndaj Zdromsit e ka ricikluar, atëherë goditja ndaj tij heq një drejtues të saj, por edhe zhbën kandidaturën eventuale të tij për kryetar PD-je. Që në lojë të mbeten të tjerë, lehja e të cilëve është më pak e dëmshme.
s.zaimi
Comments
Pas dorezimit te vules, dhe
Pas dorezimit te vules, dhe me gjase edhe pezmatimit nga kjo levizje e detyruar, Rama po i gezohet edhe narratives sa te re po aq te vjeter , qe sintetizohet ne shprehjen e neveritshme "te gjithe jane bashke" ( Rama ia dha vulen Saliut per te vazhduar pazaret!).
E si gjithmone, kesaj propagande nuk ka sesi t'i mungoje edhe ndihma, ne formen e saj te zakonshme, pra te pavullnetshme, e atyre qe e konsiderojne veten opozitare te regjimit.
Gjithcka ka ndodhur dhe ndodh, qe pas marrjes se vules nga shumica demokrate, sillet e mbeshtillet rreth ketyre pazareve hipotetike Rama-Berisha. Rama i gezohet kesaj situate, sepse shikon qe edhe kritiket me te hidhur te tij, jane viktima te kesaj narrative gjthebashkerishte, qe e nxit ai vete, si nje nder ato opsionet B dhe C te propagandes.
Jane perfolur shume emra keto kohe, jo per kryetar te PD-se , jo per Kryeminister te ardhshem ngna PD-ja etj. Nuk e kuptoj qe pse keta gazetare dhe analiste, me shume vite eksperience, nuk duan te pranojne qe sa te jete gjalle Sali Berisha, ai do te jete Kryetar i PD-se , por edhe Kryeminister nese fiton.
Megjithese per kete te fundit, sikur ka lene te kuptohet se mund te gjendet nje zgjidhje tjeter mbase, porqe edhe kjo do t'i nenshtrohej votes se demokrateve, cka eshte njesilloj taytoligjie, meqenese vota do te jete per te, pavaresisht kandidateve rivale potenciale per kete post.
E vetmja mundesi eshte qe Sali Berisha, pas fitores hipotetike, te mos kandidoje vullnetarisht per Kryeminister. Per mua, kjo eshte thjeshte e pamundur. Absolutisht e pamundur. Jo vetem qe nuk eshte ne natyren e Berishes, por eshte edhe e pamoralshme, ne te gjitha aspektet.
Shumica derrmuese e demokrateve qe e mbeshtesin, ata qe u bene edhe shkaku ne fund te fundit, se pse mori vulen, nuk e kane bere dhe nuk e bejne nje gje te tille, qe Berisha te terhiqet dhe t'i leshoje vendin nje "te riu". Berisha, me mire dhe me qarte se askush tjeter e di kete, dhe nuk do ta bente kurre gabimin trashanik qe gjithe kete besnikeri nga shumica derrmuese e demokrateve, ta hidhte poshte per hir te nje kompromisi me ate pakice qe e detyruar pikerisht nga shumica derrmuese pro tij, u kthye kokeulur tek ai, e megjithate, mu si ajo dhia e zgjebosur, kerkon edhe te imponohet ( me ane te nje kercenimi skuth, gjoja per ta mbajtur te pacenuar bashkimin e arritur) me alternativen e nje Kryeministri tjeter, ne vend te Berishes.
Te gjithe atyre qe e lodhin mendjen me keto lloj arsyetimesh, dhe qe jane pothuaj te gjithe, ju them: mos u lodhni kot! Sa te jete gjalle Berisha, sa te marre frymei, ai do te jete kryetar i PD-s dhe kryeminister ne rast fitoreje.
P.S. sulmet ndaj Belind Kellicit jane per shkak se ai eshte protagonisti kryesor ne diskretitimin e Erion Veliajt. Cdo hamendesim tjeter eshte kot.
Nuk e kuptoj a kanë turpe
Nuk e kuptoj a kanë turpe mediat e qeverisë që shpifin orë e minut ndaj kujdo dhe për ke të duan ata t'i vi turpe sepse mediat qeveritare janë të zhytur në korrupsion duke filluar me Carlo Bolingo është i kallëzuar në spak për vjedhjen e pronës një familje tiranase apo qoftë edhe Erion Velisë që ju ka hyrë qytetarëve të rrugës Qemal Stafa bashkë me patronazhiste Adrian Hajro në oborret e shtëpive plus qe ju ka rrëmbyer tokën tek djegsi i plehrave hajdut të të pangopur turpe
A kanë turpe këtej shajnë dhe
A kanë turpe këtej shajnë dhe përgojimin të tjerët kur vetë janë të zhytur në korrupsion akoma vazhdojnë të dalin fakte dhe prova lidhur me korruptimin e personave të FBI për t'i bërë keq PD dhe liderit të opozitës shikojeni se çfarë skandali ka plasur tek oncollogjiku për faj të kësaj qeverie dhe së dyti ngrënë komision anti korrupsion i i varin mëlçitë ujkut në qafë turpe jepni dorëheqjen sa nuk është vone
Add new comment