Qeshni me ministrin e Jashtëm HASANI! I kujton Athinës mbiemrin otoman të Belerit

Postuar në 18 Qershor, 2024 15:59

Athina zyrtare ka hedhur një hap tjetër për vlerësimin dhe ruajtjen e Marrëveshjes së Prespës që garantoi zgjidhjen edebatiti për emrin e Maqedonisë së Veriut. Një konferencë me pjesëmarrësit e marrëvëshjes është mbajtur në Athinë dhe aty ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se shpreson se qeveria e re në Shkup nuk do ta bëjë gabimin e anullimit të marrëveshjes, ndërkohë që në dritë ka dalë edhe debati mes Tiranës dhe Athinës për z. Beleri. Debat që ka marrë një trajtim simptomatik nga z. Hasani.

…të drejtat e minoritetit etnik grek nuk kanë qenë asnjëherë në rrezik, politika të caktuara e kanë përdorur këtë. Dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë nuk do të varen tek një emër, kurrë.

Unë nuk po përdor këto kufjet për ndonjë arsye specifike, por po shijoj të dëgjoj çdo fjalim në greqisht. Dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë aq intensive dhe të ndërlidhura dhe askush me një emër otoman nuk do të na bllokojë ne, për asgjë.

Thënë këtë, është një element primar për të cilin po flisja, reformat e vendit tim po ndërmeren dhe po ecin shpejt, dhe më e rëndësishmja është Reforman ë Drejtësi. Është Reforma më e rëndësishme që nga pavarësia jonë nga Perandoria Osmane. Është më e rëndësishmja reformë që nga viti 1912, dhe në do të vijojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që e bëjnë Shqipërinë më progressive në këtë drejtim

Dy elementë gati qesharakë: reforma në drejtësi na qenka më e rëndësishmja që nga 1912. Dhe Beleri ka një mbiemër otoman që nuk mund të sfidojë relacionet Shqipëri-Greqi. Dhe këtë e thotë dikush me mbiemrin HASANI. Qeshni me ministrin e Jashtëm!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po ta kishte mbiemrin Zyberi edhe i lejohej te shprehej me zgjuarsi po HASANI? Ku e con mushka me ate mbiemer.

Submitted by Ardian (not verified) on

Me ate "reforma me e rendesishme qe nga 1912" ministri nuk ndryshon aspak nga lali ererat e ministrat e ministreshat shqiptare kryesisht socialiste. Te gjithe ata, sa here kan perdor biciklet a makine, kane thene se rrotat e kesaj i ka shpikur kjo qeveri.
Dhe kjo sme ben fate per te qesh se jam mesu
Per ket tipin e Himares spaska thene ndonje gje per te qeshur. Shqiptaret jo e jo qe nuk duan te prishen me greket per nje njeri, edhe per nje fshat njerez po te duash. Po as greket nuk prishen me shqiptaret per te njejten aresye.
Te dy palet i moren cka deshen. Do bejne gam gam dhe pak, e do harrohet. Greqia nuk do qe tufa e autobuzave qe valevisin flamurat kuq e zi mes athines te rritet pafund. Te gjithe e pane si demostruan shqiptret ne qytetet gjermane dhe moren duartrokitje nga vendasit dhe nga policia.
As shqiperia nuk do qe te dalin gjithfare krytar bashkish a komunash greke e te flasin jo per tregeti e kulture po per nje person qe askush nuk do te germoje ne te shkuaren e tij.
Dhe ne kete aspekt, ministri i rames eshte ne rregull.
Nese dikush do qe marredhenien mes dy vendeve ta vleresoje bazuar ne nje person te vetem, qofte ky edhe Ky tipi i himares, ne qafe paste veten, cti them. Por te jeni te sigurte, nga 10 banore te ketij shtet, 9 nuk e dijne se per cfare behet fjale. E jam i bindur qe edhe ne greqi kjo eshte njesoj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.