Lajme
Më i sigurtë se Ruanda? Londra konsideroi edhe Irakun për deportimin e azilkërkuesve
Qeveria britanike fitoi betejën juridike për të trajtuar kërkesat e azilkërkuesve në Ruanda nën argumentin se Ruanda është një vend i sigurtë. Mirëpo këtu nuk ka asgjë parimore dhe ajo që bëri Londra zyratre është të hiqte qafësh një kontigjent njerëzish të padëshiruar për higjenën sociale të metropolit. Konfirmohet tërësisht një qasje e tillë nisur nga raportime të mediave në Britani, sipas të cilave në procesin e shqyrtimit të opsionit të deportimit, përveç Ruandës, qeveria britanike konsideroi si vend të mundshem edhe Irakun.
Rasti kur individi ushqen neverinë përtej "gabimeve" miliona euroshe
Kryebashkiaku i Tiranës, ky i sotmi, ka për t’u mbajtur mend gjatë si një ndër njerëzit me nivelin më ordiner të shqipes dhe komunikimit që mund të ketë patur ndonjë titullar administrativ. Pasi ka dalë nga SPAK, ku ka dëshmuar për 8 orë rresht – dëshmi që e paraqiti si bashkëpunim me kolegë – z. Veliaj, i vetëquajtur si Zdromsi i Tiranës – ka lëshuar një lumë fjalësh ndaj opozitës dhe përfaqësuesve të saj, për të kaluar, gjatë mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, në një propagandim të radhës të njeriut që punon.
Petrua kundër tradhëtarëve
Petro Koçi ka vendosur të ndalojë tradhëtarët e kombit që të kandidojnë në zgjedhje. Shkaku është Fredi Beleri, por meqë ligji shqiptar nuk ka ledhe për të tilla gjëra, z. Koçi është kujtuar ta bëjë. Ja sesi e arsyeton ai këtë:
Thuajini një fjalë Vuçiçit!
Për ata shqiptarë të Shqipërisë sidomos që shohin te Aleksandër Vuçiç mishërimin e një politike të zgjuar serbe, të një diplomacie fine dhe me qitje të largët, sot ka qenë dita që të zgjohen nga kompleksi jugosllav. Serbia ka bërë një ditë pas dështimit në KiE atë që ka ditur të bëjë përjetësisht: xhandarizimin e politikës.
Çështja "Beleri", problem afatgjatë besimi me Greqinë
Në një intervistë televizive kryeministri Edi Rama ka dhënë ndër të tjera këtë përgjigje sa i përket marrëdhënieve me Greqinë rreth çështjes “Beleri”:
Donkishotizëm në Beograd
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se Serbia ndodhet para një sfide që është miratimi në OKB i një rezolute për Srebrenincën.
Ne jemi njoftuar mbi qëndrimin zyrtar që ata do të lobojnë dhe luftojnë për atë rezolutë…Ne do t’i kundërvihemi më vendosmërisht nga sa ata mendojnë
citohet Vuçiç.
Pse po shmanget termi Pandëshkueshmëri?
Në një takim me studentët në Shkodër, ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka deklaruar ndër të tjera se:
Albin Kurti "dërgon" Edi Ramën te Macron
Siç edhe u paralajmërua Albin Kurti i bëri një favor Edi Ramës duke e dërguar në Paris te Emmanuel Macron. E themi këtë sepse vizita e kryeministrit Edi Rama në Francë, përveç ceremonialit nuk prodhoi asnjë përmbajtje të qenësishme veç qasjes franceze për të imponuar një variant të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës përmes rolit të Tiranës dhe Beogradit.
Ish-ministrja Olta Xhaçka flet për çështjen e "investitorit strategjik"
Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë sot në seancë plenare për të folur mbi akuzat që i janë bërë për çështjen e investimit në bregdet nga bashkëshorti i saj, për të cilin kërkohet edhe shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i mospajtueshmërisë së mandatit të saj si deputete. Më poshtë fjala e zonjës Xhaçka:
Gabimet e z. Rama dhe krimi i mohimit të Fajeve
Në një prononcim televiziv, ish-presidenti Alfred Moisiu, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Rama ka një tufë me gabime, por ka dhe punë të mira ndaj unë e quaj me një sy, jo me dy. Shqipëria ka ndryshuar, por unë për vete jam i pakënaqur