Petrua kundër tradhëtarëve
Petro Koçi ka vendosur të ndalojë tradhëtarët e kombit që të kandidojnë në zgjedhje. Shkaku është Fredi Beleri, por meqë ligji shqiptar nuk ka ledhe për të tilla gjëra, z. Koçi është kujtuar ta bëjë. Ja sesi e arsyeton ai këtë:
Spunto ka qenë nga rasti Beleri, por praktikisht nuk e kap rastin Beleri pasi ajo është një çështje që është duke u mbyllur dhe fakti që kandidon në një shtet tjetër i heq atij çdo lloj shansi për të qenë në krye të bashkisë së Himarës. Në rastin Belerit sistemi ynë ligji e kishte të pamundur për ta penguar.
Shpëton edhe partitë politike nga mëkati i kandidimit i njerëzve që dyshohet se kanë cenuar integritetin territorial të Shqipërisë, siç është edhe rasti konkret. Pra me këtë ligj ndalojmë partitë politike që kanë profilin e Agimit të Artë në Shqipëri siç është PD-ja dhe LSI-ja, të mund kandidojnë njerëz të tillë
Pra Petro Koçi po ndihmon Shqipërinë të lirohet nga tradhëtarët. Çfarë rëndësie ka se kush vjedh, plaçkit, e tjetërson pronën, vjedh apo shet të dhënat e qytetarëve. Jo. Këta kandidojnë vetëm nëse janë dënuar me vendim të formës së prerë. Gjë që nuk po ndodh e as ka ndodhur. Erjon Veliaj p.sh me drejtorët e vet që krijuan kompani për t’i dhënë punë vetes me taksat tona, nuk quhet as tradhëtar dhe as abuzues. Jo, ai vuan nga prezumimi i pafajësisë, sikurse vuan Petro Koçi nga përdëllimi atdhetar. E bëri edhe Petrua një gjë më në fund. Mbase nuk i kanë thënë që “bëje”, e ka nga vetja.
Comments
Durim, lereni drejtesine te
Durim, lereni drejtesine te punoje. Ne qoftese ne Shqiperi nuk do te prezumohet pafajesia per kedo dhe te respektohen gjykatat dhe vendimet e tyre te formes se prere si ne gjithe vendet e civilizuara, ai vend nuk ka per tu bere ndonjehere.
Add new comment