Lajme

Zyrtarisht 47.63% pjesëmarrja në zgjedhje. 143 mijë qytetarë bojkotuan ofertën politike të 21 Qershorit

Postuar në 28 Qershor, 2015 14:09

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konfirmoi edhe zyrtarisht se zgjedhjet e 21 Qershorit i bojkotuan 143 mijë qytetarë. Pas përfundimit të numërimit edhe të 20 kutive të fundit për anëtarët e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe, KQZ bëri me dije se në zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015 morën pjesë në votime 1.606.231 zgjedhës, pra 47.63 % ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, morën pjesë në votime 1.749.278 zgjedhës, pra 53.46%. Nga shifrat rezulton se në firoja e pjesëmarrjes në dy vite është ulur me 143 mijë qytetarë që kanë bojkotuar ofertën politike të 23 Qershorit.

Bazhdari: “Shoqëria shkodrane, ende jo e gatshme të udhëhiqet nga opinioni publik i formësuar në gjirin e elitave që e përfaqësojnë". Strukturat e forcës sime politike nuk ishin në mood-in e tyre më të lartë”

Postuar në 28 Qershor, 2015 10:42

“Shkodra do të bëhet”- kështu e titullon opinionin e vet Keti Bazhdari, kandidatja e mazhorancës në Shkodër e cila humbi përballë Voltana Ademit. Bazhdari ka një shpjegim për këtë që ndodhi, shpjegim të cilin në opinionin e vet e parapërgatit me tablonë gati migjeniane të qytetit verior.

Dritan Hila shkruajti një status, gazeta “Shekulli” përgjigjet me një editorial: “Sarandën e betonizoi Saliu”

Postuar në 28 Qershor, 2015 09:32

Dritan Hila qëlloi kësaj radhe aty ku duhet. Një status në Facebook për Sarandën që duket si psikiatri betoni, siç thoshte dikur Maks Velo dhe, deputeti i qytetit Koço Kokëdhima, reagoi. Këtë detyrë e ka marrë opinionisti i gazetës “Shekulli”, Arben Rrozhani, i cili shkruan sot se “po”: “Saranda e meritoi Florjanën dhe Rilindjen”. Natyrisht që e meritoi, përderisa i dha votën, por kjo çështje nuk lidhet me kryetaren e re të Bashkisë, për të cilën duhet thënë se shumëkush në qytet ka një mendim pozitiv.

Raportohet se është gjetur video e vrasjes së Ibrahim Bashës në Lazarat. Nën akuzë 6 persona

Postuar në 28 Qershor, 2015 07:37

“Top-Channel” raporton se policia ka sekuestruar një video që provon se mbi efektivin e Renea-s, Ibrahim Basha, kanë qëllau 6 persona. “Bëhet fjalë për xhirimin në momentin e vrasjes së efektivit të policisë, ku shihen qartë që drejt tij qëllojnë 6 persona, mes të cilëve edhe dy vëllezërit e arrestuar një natë më parë. Pamjet filmike janë kryer nga një banesë në afërsi të vendit, nga ku u qëllua, dhe janë gjetur nga policia gjatë kontrolleve rutinë të banesave. Të 6 tashmë ndodhen të arrestuar dhe do të akuzohen për vrasjen e policit.

Deklaratat e Brok, këshilltari i Niko Peleshit bën biografinë: “Ai mbështet verbërisht PD-në...me një lloj refleksi pavlovian që vjen që nga Lufta e Ftohtë”

Postuar në 28 Qershor, 2015 06:24

Duket se nuk është kapërdirë lehtë nga Partia Socialiste, një deklaratë e Elmar Brok, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian. Sot, Maklen Misha, këshilltar për mediat i zv.kryeministrit Niko Peleshi, shkruan një opinion në gazetën “Shqip”, që ngjan më tepër si deklaratë për shtyp e PS-së ndaj kritikave të Brok. Brok tha se “nëse gjysma e raportit të OSBE-ODIHR është e vërtetë, atëherë mund të themi se zgjedhjet janë të falsifikuara". Duke shtuar më pas se "fakti që Edi Rama humbi 20% të votave të përgjithshme është drejtësi!” Si e komenton këtë deklaratë Misha?

Vota “jo” e socialistëve ndaj LSI-së, Petrit Vasili: “Jemi të qartë sesa luajal ka qenë funksionimi i ASHE-së në terren”

Postuar në 28 Qershor, 2015 05:56

Problemi i votës në bashkitë ku kandidatë ishin propozime të LSI-së, ka hedhur farën e një marrëdhënieje cilësisht të re mes saj dhe PS-së. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shprehet në një intervistë për gazetën “Shekulli” se shkaqet për atë që ndodhi më 21 qershor tashmë janë të qarta.

Basha e gjen zgjidhjen, analizë vetëm në planin organizativ për humbjen në zgjedhje. Nis në muajin shtator

Postuar në 28 Qershor, 2015 04:37

Partia Demokratike do të zhvillojë analizën e humbjes në muajin shtator. Madje edhe atëherë, analiza do të zhvillohet sipas bashkive, pasi siç raportohet “secila ka specifikën e vet”. Kryetari i partisë, Lulzim Basha, do të mbledhë strukturat e degëve, me të deleguarit dhe deputetët. Me sa duket një zgjidhje për të dalë nga situata është gjendur: Basha po lë njerëzit të shijojnë pushimet, për të nisur në shtator një analizë vetëm në planin organizativ, por jo atë politik.

Ish-zv/ministri Dritan Hila tallet me Kokëdhimën: Saranda ku punoi Naim Frashëri do qeveriset nga një çupë anonime. Faleminderit Koço, ne të meritojmë ty

Postuar në 28 Qershor, 2015 00:29

Ish-zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila deklaroi para pak muajsh se do të tërhiqej nga politika. Megjithatë ai ka sulmuar herë pas here qeverinë Rama për të cilën punoi për gati dy vjet. Në një status të fundit ai ironizon me ndërtimet në bregdetin shqiptar dhe me deputetin Koço Kokëdhima. “Saranda, e parë nga grykëderdhja e Bistrices, ose ndryshe kanali i Çukes. E quajtur nga Musolini Porto Eda, e projektuar dhe ndërtuar nga inxhiniere italiane me godina dy katëshe me gur te gdhendur dhe vila një katëshe të mbytura nga bukovilet. Godinat zbrisnin në shëtitoren buze Jonit, me shkalle guri.

Ekonomia shqiptare, ja sa e ekspozuar është nga një falimentim i mundshëm i Greqisë

Postuar në 28 Qershor, 2015 00:09

Në gjashtë vjet, që Athina po lëngon nga kriza e borxheve, ekonomia shqiptare ka pasur kohën e nevojshme që të shkëputet nga fqinji i sëmurë. “Monitor” thotë se pesha e bankave me kapital grek ka rënë, Greqia nuk është më destinacioni i dytë i eksporteve, remitancat kanë filluar të rriten që nga gjysma e dytë e 2014-s. Megjithatë, Shqipëria nuk mund të mbetet imune, duke hyrë bashkë me gjithë Europën në një territor të paeksploruar.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme