Arben Frroku merr burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, por dënimi real duket se është “arrati e përjetshme”

Postuar në 29 Qershor, 2015 10:27

Apeli përmbys vendimin e shkallës së parë dhe dënon Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me burgim të përjetshëm. Por duke përfituar nga pafajësia që dha gjykata e shkallës së ulët, tashmë Frroku figuron i larguar në drejtim të paditur. A ishte kjo përmbysje vendimesh një mënyrë për t’i dhënë mundësi atij të dilte nga burgu dhe më tej të largohej nga Shqipëria? Faktikisht, Arben Frroku është ndaluar në 20 qershor nga policia malazeze në kufi me Kroacinë dhe është mbajtur për rreth 5 orë derisa të verifikohej nëse ishte në kërkim. Pas përgjigjes nga pala shqiptare, që Frroku nuk rezultonte në kërkim, ai është lënë i lirë për të udhëtuar drejt Kroacisë. Pas vendimit të Apelit, avokati i Frrokut Genc Gjokutaj tha se drejtësia është nën presion politik dhe se do kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues që liroi Frrokun ishte i përbërë nga Dritan Hallunaj, Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj dhe Liliana Baku.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.