Ambasadori rus në Tiranë: “Shqipëria mund të përfitojë nga gazsjellësi “Rryma Turke”. Gazprom do ta shqyrtonte me vëmendje interesimin e Shqipërisë”

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:49

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight” në “Ora-News”. Karpushin ka folur për lidhjet mes të dyja vendeve, për qëndrimet e Rusisë për situatën në Ballkan, për raportet me Greqinë dhe BE-në. Karpushin ka pohuar se furnizuesi kryesor rus i gazit, Gazprom, do të ishte i interesuar nëse nga pala shqiptare do të shprehej interes për përfshirje në rrjetin e gazjellësit Rryma Turke, e cila zëvendësoi Rrymën Jugore. “Gazpromi është lideri rus i furnizimit të gazit dhe ka dëshirë të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe marrëdhënie të tilla do të ishin shumë të mira. Sot, Shiqipëria është e interesuar në shumëllojshmërinë e furnizimit të hidrokarbureve. Besoj se edhe projekti TAP është shumë interesant por problem është se sasia e gazit që do të trasportohet nëpërmjet këtij gazsjellësi është shumë e vogël. Nga ana tjetër kemi projektin e rrymës jugore i cili u anullua për shak të qëndrimit jo konstruktiv të Bullgarisë dhe Bashkimit Europian. Tani jemi duke u përqëndruar tek projekti tjetër, rryma turke, dhe në qoftë se Shqipëria do të shprehet e interesuar për këtë projekt ajo ka të gjitha mundësitë që të marrë pjesë dhe të përfitojë nga ky projekt. Ky është opinioni im personal sespe nuk kam ndonjë studim të eksperteve të Gazpromit por mund të siguroj se Gazpromi është një partner shumë i besueshëm dhe asnjëherë nuk i ka shkelur detyrimet e tij kontraktuale. Dhe në qoftë se Shqipëria do të tregohet e interesuar, Gazprom-i do e shqyrtojë këtë me shumë vëmendje”, tha ai.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.