Lajme
Nis “furtuna” pas humbjes, Basha pezullon 53 kryetarët e degëve, shpëtojnë deputetët dhe koordinatorët
“Sot” informon se kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka pezulluar 53 kryetarët e degëve pas humbjes së zgjedhjeve të 21 Qershorit. Sipas “Sot” përpos duelit mes Bashës dhe Topallit, në Partinë Demokratike po përvijohet një konflikt tjetër, mes kupolës drejtuese dhe krerëve të degëve të partisë. “Sot: thotë gjithashtu se menjëherë pas zyrtarizimit të humbjes dramatike, në Partinë Demokratike kanë nisur lëvizjet, për t’i ikur përgjegjësisë së humbjes, për të akuzuar palët e tjera, për t’u shfajësuar, sajuar alibi, insinuata etj.
Rama ftesë kryebashkiakëve të rinj për konsultë. Të zgjedhurit e PD përçahen; Voltana Ademi ngre supet, Mziu nuk pranon
Një takim konsultues për pushtetin vendor të gjithë kandidatët fitues në 61 njësitë e reja vendore. Këtë ka kërkuar së fundmi kryeministri Edi Rama. Sipas “Panoramas” Rama ka ftuar në Kryebashkiakët e rinj të cilët janë njoftuar që takimi do të zhvillohet në selinë e Kryeministrisë ditën e hënë, në orën 12:00.
PS/Ish-kryeministri - bazës së partisë: “Kam porosi nga kryeministri(kryetari) që këtë person duhet ta pranoni si kryetare të degës”
Ndodh edhe kështu. Sidomos përpara kohës kur PS-ja do të riorganizohet. "ABC News" raporton për tensione në mbledhjen e djeshme të degës së PS-së në Njësinë nr. 5 në Tiranë, ku ish-kryeministri Pandeli Majko, ka kërkuar nga anëtarët të pranojnë porosinë e kryetarit të partisë, njëkohësisht kryeministër, që Anila Shehu, të caktohej kryetare e degës. Por baza ka kundërshtuar dhe përgjegjësi i saj për çështjet e organizimit, Shkëlqim Meta ka dhënë këtë sqarim: “Kërkesa e gabuar që është shtruar nga Majko, ishte pikërisht kjo: “Që kam porosi që kjo do kalojë kryetare e partisë të njësisë nr.
Gënjeshtër apo padijeni? M. i Brendshëm deklaroi se Arbjon Aliko ka qenë në Greqi vitin e fundit. Një shkresë e prokurorisë provon të kundërtën
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zbuluar veten duke gënjyer hapur(ose kaq ka patur dijeni, çka sërish është problem më vete) dje gjatë emisionit “Opinion” ku ndër të tjera është folur edhe për ngjarjet e fundit në Lazarat. Tahiri ka qenë përballë katër gazetarëve dhe duhet thënë se është i vetmi(të paktën së fundmi) nga ministrat e kabinetit qeveritar që pranon të përballet me panel gazetarësh. Tahiri ka deklaruar se Arbjon Aliko, që aktualisht akuzohet për vrajsen e efektivit Ibrahim Basha, ka qenë vitin e fundit në Greqi.
Pluralizëm apo Pluripartitizëm? Studiuesi A. Vehbiu shkruan se “PS-ja, PD-ja dhe LSI-ja, janë vazhdim i monizmit punist, trashëguese të filozofisë politike, praktike të PPSH-së”
Ardian Vehbiu trajton në një shkrim, publikuar në blogun “Peizazhe të Fjalës”, çështjen e pluralizmit politik. Pluralizëm i cili si koncept në Shqipëri hyri i shenjuar me një fjalë që i përgjigjet më mirë realitetit: Pluripartitizëm. Meqenëse këto janë procese për të cilat Shqipëria nuk ka se çfarë të bëjë përveçse të ndjekë modelin e aplikuar tanimë në Perëndim, Vehbiu qëndron tek tema e ngurtësimit të pluralizmit në shumësi partish që nuk përfaqësojnë thuajse asgjë në planin e ideve dhe atë social.
Investigimi i “Fiks-Fare” dhe ISHP – Në bar kafe të Tiranës, akulli rezulton i ndotur nga mikrobe të ujërave të zeza
Një investigim i emisionit “Fiks-Fare” ka nxjerrë në dritë problematikën e ujit të ndotur që u shërbehet klientëve në bar kafetë e Tiranës, përmes akullit. “Emisioni investigativ i Top Channel, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoriatin Shëndetësor Shtetëror morën mostrat e akullit në disa subjekte private “bar-kafe”, të përzgjedhura rastësisht, Këto të fundit u dërguan më pas për analiza, e pas marrjes së përgjigjeve u konstatua se, në disa subjekte, akulli i marrë ishte i ndotur mikrobiologjikisht.
I. Meta “këshillohet” “me qetësi dhe dashuri” që të heqë dorë nga Vora. S. Minxhozi flet madje edhe për lavdinë e LSI-së: “Vora nuk i shton më shumë peshë dhe lavdi 260 mijë votave”
Vijnë këshillat e para që LSI të heqë dorë nga Vora e të festojë “rezultatin spektakolar” që arriti më 21 qershor. Skënder Minxhozi, opinionist që është afër zhvillimeve në PS, shkruan sot një opinion në “Java” përmes të cilit sugjeron se Vora nuk duhet të jetë betejë ligjore dhe politike më. “Fitorja e Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk bëhet më e madhe se ç’është, nëse edhe Vora kalon majtas. Në njollën e madhe ngjyrë mavi që ka pushtuar hartën e sotme politike të vendit, Vora është një pikë e vogël dhe e parëndësishme.
Përfundon ëndrra e LSI për Vorën, “fitoren më të madhe në të gjithë vendin”. KQZ rrëzon kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë. Kërkesa u rrëzua me katër vota kundër, konkretisht të Lefteri Luzit, Klement Zgurit, Hysen Osmanajt dhe Vera Shtjefnit. Pro kërkesës kanë votuar anëtarët e majtë në komision, Denar Biba, Gëzim Veleshnja dhe Edlira Jorgaqi. Bie në sy vota e kryetares së KQZ-së, Lefteri Luzi, e cila së fundmi është përfolur nga disa media se ka “ndryshuar krah”, nisur nga fakti se ajo është propozim i PD-së.
s.z
Pas tezës "kush voton PD është budalla" pason teza tjetër, A. Stefani: "Eurodeputetët që mbështesin “autokratin Berisha” kanë interesa korruptive"
Andrea Stefani shkruan sot një shënim te “Dita” ku merret gjatë me mbështetjen ndërkombëtare që disa konservatorë europianë i japin tezave të tij. Stefani del në konkluzionin se kjo mbështetje buron nga korrupsioni. “Enigma që këmbëngul është: Çfarë i bën Grosruck, Dol e të tjerë si Brok, avokatë të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Berishës edhe pse faktet tregonin dhe tregojnë se ai ishte dhe mbetet një autokrat i rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë në Shqipëri? Sado të përpiqesh, një qëndrim i tillë mund të kuptohet vetëm me shkaqe korruptive”, shkruan Stefani.
Zgjedhjet/Patozi: “Ne humbëm me rezultat përvëlues. Por askush nuk fitoi. LSI ishte thithlopa e zgjedhjeve”
Sot në seancë plenare është folur për zgjedhjet e 21 qershorit, për rezultatin, por edhe për problemin. Astrit Patozi, deputet i Partisë Demokratike, ka deklaruar në fjalën e tij se opozita i humbi zgjedhjet, madje me “rezultat përvëlues”, por askush nuk ka fituar. “Mazhoranca nuk po di t’u gëzohet numrave”, tha ai, për të cekur ndër të tjera edhe “dukurinë LSI”, me të cilën po konsumon një përballje gati personale në Vorë. “LSI ishte thithlopa e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht se kryetari i saj bën sikur është merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa.