Lajme

Ambasadori rus në Tiranë: “Shqipëria mund të përfitojë nga gazsjellësi “Rryma Turke”. Gazprom do ta shqyrtonte me vëmendje interesimin e Shqipërisë”

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:49

Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexander Karpushin, ka dhënë një intervistë për emisionin “Tonight” në “Ora-News”. Karpushin ka folur për lidhjet mes të dyja vendeve, për qëndrimet e Rusisë për situatën në Ballkan, për raportet me Greqinë dhe BE-në. Karpushin ka pohuar se furnizuesi kryesor rus i gazit, Gazprom, do të ishte i interesuar nëse nga pala shqiptare do të shprehej interes për përfshirje në rrjetin e gazjellësit Rryma Turke, e cila zëvendësoi Rrymën Jugore.

LSI nis zëvendësimin e drejtorëve në Lezhë si përgjegjës për humbjen e Viktor Tushajt. Edhe Mimi Kodheli u kërkon drejtorëve të PS të japin dorëheqjen

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:41

Pas rezultatit zhgënjyes në bashkinë e Lezhës kanë nisur dorëheqjet e detyruara të funksionarëve të LSI-së në administratën publike. Tv Klan raporton se  humbja në 21 qershor në këtë bashki u ka kushtuar karriget disa drejtorëve të LSI-së. Mesjavën e kaluar atyre u është kërkuar të japin dorëheqjen dhe të largohen pas performancës zhgënjyese që mori kandidati i majtë në bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj. Kërkesa u është drejtuar të enjten dhe të premten ka ardhur reagimi i parë nga drejtori i Bordit të Kullimit. Edhe fillimi i javës nuk ka qenë i qetë për drejtorët e LSI-së.

J.Topalli “humbet sërish” Shkodrën. PD-ja lokale i kundërvihet pas kritikave të saj për Bashën

Postuar në 29 Qershor, 2015 13:35

Peshorja e ndikimit të djathtë në Shkodër ka ndryshuar personazhe, dhe këtë tashmë duhet ta ketë kuptuar edhe Jozefina Topalli. Dy ditë më parë, ish nënkryetarja e PD-së do të sulmonte pa e përmendur me emër, Lulzim Bashën si përgjegjësin kryesor për disfatën e së djathtës në këto zgjedhje. Por Topallit i është përgjigjur kryetari i PD-së në Shkodër, Ramiz Çoba, dikur një protege i saj. Çoba e ka cilësuar Jozefina Topallin si “Ambasadore shëtitëse” të Razmës (pika turistike ku aludohet se Topalli ka investime).

Pirro Dhimës i vjen në ndihmë e kaluara për të zgjedhur mes demokracisë dhe bukës: Mos e shqiptarizoni Greqinë, thoni “po” propozimeve të kreditorëve

Postuar në 29 Qershor, 2015 11:54

Sipas Pirro Dhimës eksperienca e tij jetësore mund t’u vlejë grekëve për të refuzuar qeverinë e Aleksis Cipras në vendimin për të kundërshtuar planin e kreditorëve ndërkombëtarë. Në një postim në facebook, kampioni olimpik nga Himara ka hequr një paralele mes asaj që mund të ndodhë nëse Greqia del nga euro dhe Shqipërisë komuniste. Ai beson se demokracia ekziston përderisa ai është I lirë të thotë atë që mendon, por i bën thirrje shoqërisë greke të mos shqiptarizohet dhe të mos përjetojë kohën e tollonave dhe kuponave që ai vetë i ka jetuar gjatë kohës kur u rrit në Shqipëri.

Arben Frroku merr burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, por dënimi real duket se është “arrati e përjetshme”

Postuar në 29 Qershor, 2015 10:27

Apeli përmbys vendimin e shkallës së parë dhe dënon Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me burgim të përjetshëm. Por duke përfituar nga pafajësia që dha gjykata e shkallës së ulët, tashmë Frroku figuron i larguar në drejtim të paditur. A ishte kjo përmbysje vendimesh një mënyrë për t’i dhënë mundësi atij të dilte nga burgu dhe më tej të largohej nga Shqipëria? Faktikisht, Arben Frroku është ndaluar në 20 qershor nga policia malazeze në kufi me Kroacinë dhe është mbajtur për rreth 5 orë derisa të verifikohej nëse ishte në kërkim.

Në përfundim të numërimit: Basha vs. Berisha

Postuar në 29 Qershor, 2015 09:19

Në përfundim të numërimit të votave të 21 qershorit, rezulton se kandidatët për bashkiakë të përzgjedhur nga Basha morën 670 mijë vota. Dy vjet më parë, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni APMI mori  680 mijë vota.  Pra, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte 10 mijë më i madh se i atyre që votuan sivjet për të përzgjedhurit e Bashës në garën për kryebashkiakë.

Përplasja për linjat e trageteve, Haxhinasto shkarkon pas zgjedhjeve drejtorin e portit Vlorë, njëherësh kryetar i PS-së lokale

Postuar në 29 Qershor, 2015 07:36

Drejtori i Portit të Vlorës, kreu i PS-së lokale, Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar nga posti që mbante që prej ardhjes së të majtës në pushtet. Shkarkimi vjen pas një përplasjeje të hapur për linjat e trageteve, ku ai akuzohet nga kompania Red Star se ka mbajtur anë, dhe pak javë pasi ai la në det të hapur mbi 200 pasagjerë të tragetit të kësaj kompanie. Kompania e akuzoi Çeloaliajn se po favorizonte një kompani tjetër, duke shkelur ligjin. Për problemet këtë ishte vënë në dijeni edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.

Kriza financiare, Shkupi urdhëron tërheqjen e parave nga bankat me kapital grek në Maqedoni

Postuar në 29 Qershor, 2015 07:28

Për faktin se bankat në pronësi greke kanë 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni, Shkupi ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin paratë e veta nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit drejt fqinjit të saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.

“Me qetësi dhe dashuri”, të dënuarit e burgjeve shqiptare votojnë në masë LSI-në

Postuar në 29 Qershor, 2015 06:03

“Qetësia dhe dashuria” triumfon edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rezultat spektakolar edhe në burgje këro zgjedhje lokale. Sipas gazetës Shqip, në këto zgjedhje ka pasur 15 qendra votimi për të burgosurit. Në total është votuar në Burgun e Grave në Tiranë, në Burgun e Krujës, Burgun 302, të Burrelit, Krujës, Durrësit, Lezhës, Drenovës, dy burgjet e Elbasanit, Beratit, Vlorës, Tepelenës, Sarandës dhe Kukësit.

A. Fuga: “60% e elektoratit merr 97% të bashkive. Demokracia lokale është dëmtuar. Balancat mes vullnetit elektoral dhe rezultatit janë shprishur”

Postuar në 29 Qershor, 2015 04:59

E majta fitoi në shumicën e njësive vendore. Artan Fuga mendon se në fitoren e fundit ka një shpërpjestim elektoral që buron nga ndarja e re elektorale. “Mediat raportojne se 59 nga 61 bashkite dhe komunat u fituan nga njeri koalicion, nuk ka rendesi per ne si qytetare se nga cili prej tyre. Njeri do fitonte. Pra ta zeme 97 perqind te komunave dhe bashkive zoterohen nga njera pale. Nderkaq ta zeme se afersisht ky koalicion ka marre 60 perqind te elektoratit qe ka votuar. Cekulibrimi eshte i madh. Me 60 perqind te votuesve merr 97 perqind te bashkive dhe komunave. 30 - 40 perqind diference.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme