Lajme
Arben Frroku merr burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, por dënimi real duket se është “arrati e përjetshme”
Apeli përmbys vendimin e shkallës së parë dhe dënon Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, me burgim të përjetshëm. Por duke përfituar nga pafajësia që dha gjykata e shkallës së ulët, tashmë Frroku figuron i larguar në drejtim të paditur. A ishte kjo përmbysje vendimesh një mënyrë për t’i dhënë mundësi atij të dilte nga burgu dhe më tej të largohej nga Shqipëria? Faktikisht, Arben Frroku është ndaluar në 20 qershor nga policia malazeze në kufi me Kroacinë dhe është mbajtur për rreth 5 orë derisa të verifikohej nëse ishte në kërkim.
Në përfundim të numërimit: Basha vs. Berisha
Në përfundim të numërimit të votave të 21 qershorit, rezulton se kandidatët për bashkiakë të përzgjedhur nga Basha morën 670 mijë vota. Dy vjet më parë, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni APMI mori 680 mijë vota. Pra, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte 10 mijë më i madh se i atyre që votuan sivjet për të përzgjedhurit e Bashës në garën për kryebashkiakë.
Përplasja për linjat e trageteve, Haxhinasto shkarkon pas zgjedhjeve drejtorin e portit Vlorë, njëherësh kryetar i PS-së lokale
Drejtori i Portit të Vlorës, kreu i PS-së lokale, Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar nga posti që mbante që prej ardhjes së të majtës në pushtet. Shkarkimi vjen pas një përplasjeje të hapur për linjat e trageteve, ku ai akuzohet nga kompania Red Star se ka mbajtur anë, dhe pak javë pasi ai la në det të hapur mbi 200 pasagjerë të tragetit të kësaj kompanie. Kompania e akuzoi Çeloaliajn se po favorizonte një kompani tjetër, duke shkelur ligjin. Për problemet këtë ishte vënë në dijeni edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto.
Kriza financiare, Shkupi urdhëron tërheqjen e parave nga bankat me kapital grek në Maqedoni
Për faktin se bankat në pronësi greke kanë 20% të pasurive bankare të përgjithshme në Maqedoni, Shkupi ka urdhëruar bankat e veta që t’i tërheqin paratë e veta nga bankat e Greqisë dhe të ndërmarrin “masa parandaluese” për ta kufizuar largimin e kapitalit drejt fqinjit të saj jugor, që kërcënohet nga një krizë me thellë financiare.
“Me qetësi dhe dashuri”, të dënuarit e burgjeve shqiptare votojnë në masë LSI-në
“Qetësia dhe dashuria” triumfon edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rezultat spektakolar edhe në burgje këro zgjedhje lokale. Sipas gazetës Shqip, në këto zgjedhje ka pasur 15 qendra votimi për të burgosurit. Në total është votuar në Burgun e Grave në Tiranë, në Burgun e Krujës, Burgun 302, të Burrelit, Krujës, Durrësit, Lezhës, Drenovës, dy burgjet e Elbasanit, Beratit, Vlorës, Tepelenës, Sarandës dhe Kukësit.
A. Fuga: “60% e elektoratit merr 97% të bashkive. Demokracia lokale është dëmtuar. Balancat mes vullnetit elektoral dhe rezultatit janë shprishur”
E majta fitoi në shumicën e njësive vendore. Artan Fuga mendon se në fitoren e fundit ka një shpërpjestim elektoral që buron nga ndarja e re elektorale. “Mediat raportojne se 59 nga 61 bashkite dhe komunat u fituan nga njeri koalicion, nuk ka rendesi per ne si qytetare se nga cili prej tyre. Njeri do fitonte. Pra ta zeme 97 perqind te komunave dhe bashkive zoterohen nga njera pale. Nderkaq ta zeme se afersisht ky koalicion ka marre 60 perqind te elektoratit qe ka votuar. Cekulibrimi eshte i madh. Me 60 perqind te votuesve merr 97 perqind te bashkive dhe komunave. 30 - 40 perqind diference.
Aeroporti i ri i Phenianit, diktatori Kim Jon Un ekzekuton arkitektin se “nuk pati në mendje porositë e partisë”
Para disa ditësh diktatori koreanoverior Kim Jong Un inauguroi terminalin e ri të aeroportit luksoz të kryeqytetit Phenian. Por britanikja Mirror raporton se Kim ka ekzekutuar arkitektin kryesor të aeroportit, pasi nuk i pëlqeu dizajni. I zhdukur vitin e kaluar, Ma Won Chun mësohet se është ekzekutuar, dhe akuza është “praktikat korruptive dhe nuk ka ndjekur urdhrat”. Ai është vrarë nëntorin e shkuar, pikërisht në kohën kur raportohej se rinovimi i aeroportit është pezulluar për shkak të pakënaqësive të liderit, thotë Mirror.
Kriza greke, edhe mediat po ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve me kreditorët
Nuk është vetëm politika ajo që po ndikon në atë që po ndodh në Greqi. Sidomos në përftimin e perceptimit të shoqërisë greke për trojkën, apo Europën, po luan një rol të madh media. Situata duket jo pak shqetësuese, pasi në Greqi nuk kanë munguar thirrjet e viktimizimit dhe kjo lidhet edhe me raportimin. “Deutsche Welle” sjell sot mendimin e disa ekspertëve, sipas të cilëve gazetarët janë të njëanshëm. “Jorgos Kyrtsos, që ka punuar 35 vjet si gazetar kryeredaktor dhe botues, mendon se shumica e mediave greke janë të fiksuara në zhvillimet brenda Greqisë.
Dy të vrarë për hashashin, katër viktima fatale nga aksidentet, valë kronike e zezë orët e fundit në vend
Një valë viktimash janë shkaktuar orët e fundit në vend për shkaqe të ndryshme. Në fshatin Ninësh të Mallakastrës, Alfons Dautaj, 23 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa Mariglen Luari, 24 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Ndërkohë, Riza F., 22 vjeç, ndodhet në spitalin rajonal të Fierit. Rreth orës 01.00 pas mesnate, në pyllin e fshatit Ninësh, pranë një parcele të mbjellë me bimë narkotike kanabis të rinjtë janë qëlluar nga persona të tjerë ose kanë patur konflikt me njëri-tjetrin, çka pritet të zbardhet.
Sondazhi Alco: 57% e grekëve kundër kryeministrit Cipras në referendumin e kërkuar prej tij
Kryeminstri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka shpallur një referendum të dielën e ardhshme, në të cilin u kërkon votueve grekë që të votojnë kundër marrëveshjes së propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës. Por gazeta greke Proto Thema raporton se, nga një sondazh i zhvilluar prej kompanisë Alco, rezulton se 57% e votuesve grekë nuk janë dakord me kryeministrin e tyre – ata janë dakord me marrëveshjen e propozuar nga FMN-ja dhe 18 vendet e Eurozonës.