Në përfundim të numërimit: Basha vs. Berisha
Në përfundim të numërimit të votave të 21 qershorit, rezulton se kandidatët për bashkiakë të përzgjedhur nga Basha morën 670 mijë vota. Dy vjet më parë, sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni APMI mori 680 mijë vota. Pra, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte 10 mijë më i madh se i atyre që votuan sivjet për të përzgjedhurit e Bashës në garën për kryebashkiakë.
Nga ana tjetër, numri i votuesve që votuan parvjet për rizgjedhjen e Berishës si kryeministër ishte 170 mijë më i madh se i atyre që votuan sivjet për kandidatët për këshilltarë të koalicionit të drejtuar nga Basha.
Re.Pu.
Comments
me kete opozite qe kemi,
<p>me kete opozite qe kemi, rama-meta mbreterojne edhe per 60 vjet, jo edhe per 6 vjet te tjera...</p>
Add new comment