Lajme
Princi saudit bin Talal, deklaron se do të dhurojë pasurinë e tij prej 32 miliardë dollarësh për bamirësi
Princi saudit Alwaleed bin Talal ka deklaruar se do të japë për bamirësi 32 miliardë dollarë. Kjo është e gjithë pasuria e tij. Prince Alwaleed është 60 vjeç dhe hyn te njerëzit më të pasur në botë. Deklarimin bin Talal e ka bërë në muajin e Ramazanit, ku edhe myslimanët duhet të japin diçka për bamirësi. Princi thotë se është frymëzuar nga Fondacioni “Gates” dhe se përmes këtij donacioni synohet të përmirësohet mirëkuptimi mes kulturave, të rritet roli i femrës, apo të lehtësohen pasojat e katastrofave natyrore. Donacioni do të jepet në disa vite dhe do të mbikëqyret nga një bord.
Videolajm/ Arrestim në Tiranë. I ndaluari mbahet me minuta të tëra i shtrirë në rrugë
Referendumi i Greqisë, apeli i ministrit grek të Financave: “Qëndrimi i Greqisë në Euro dhe BE, i panegociueshëm. Thoni “jo” që të rinegociojmë borxhin. Kreditorët po shantazhojnë”
Në Greqi do të vendosë referendumi. Vazhdimi i negociatave ose jo, do të zgjidhet pas votës së qytetarëve grekë. Kryeministri i vendit, Alexis Tsipras dhe ministri i Financave, Yanis Varoufakis, kanë apeluar për një “jo” nga grekët. Ministri i Financave ka publikuar në blogun e vet, gjashtë arsye se përse qytetarët e vendit fqinj, duhet të refuzojnë ulltimatumin që ka burim Gjermaninë:
Vlerësimi ndryshe i Dules për zgjedhjet: Dy hapa para dhe 3 mbrapa
Edhe Vangjel Dule ankohet për standardin e zgjedhjeve. Madje përpara se të bëjë analizën e premtuar të humbjes kudo ku garoi. Dule është takuar me përfaqësuesin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Andreë Bruce. Ja vlerësimi i kreut të PBDNj-së për zgjedhjet: “Këto zgjedhje ishin 2 hapa para dhe 3 hapa mbrapa si vallja e Echternach.
Jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi
Diçka po ndodh në Drejtorinë e Tatimeve. Mosrealizimet e publikuara taniëm zyrtarisht janë një problem që kërkon zgjidhje. Por po sjell edhe reagime. Të paktën kështu raporton “Newsbomb.al” sipas të cilit, drejtori i Hetimit Tatimor, Ahmet Prençi, ka dhënë dorëheqjen, me anë të një letre drejtuar drejtoreshës, Brisida Shehaj. Vetë Prençi sqaron në "Facebook": “Komentet janë të tepërta. Dorëheqjen time e konsideroj akt normal ligjor, moral dhe administrativ”.
Status i turbullt i Erjon Braçes në “Facebook”. Lulzim Basha shpallet kriminel, pis, keqbërës, i një mijë e një bëmave. Por të cilit “shqiptarët i dhanë 1 milion thupra...bythkave!”
“Facebook” është një krijim që solli fat për shumëkënd që merret me politikë në Shqipëri. U dha shumë prej politikanëve, apo atyre që merren me politikë, mundësinë që të “jenë lajm” në një mënyrë që kërkon vetëm aftësi provokuese. Dhe kjo arrihet shpejt: shaj, thuaj gjëra “jashtë protokollit”, ndonjëherë posto ndonjë foto dhe me siguri që u lexove. Rast emblematik është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, një fejsbukist qëndrestar. Braçe ka qenë për shumë kohësh drejtues i gazetës “Zëri i Popullit”, por kur në krye të PS-së erdhi Edi Rama, e hoqi.
Edi Rama shpall objektivin e ri: PS-ja me 150 mijë anëtarë
Gazeta “Tema” raprton se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentare të Partisë Socialiste, kryetari i saj, Edi Rama, ka deklaruar se objektiv mbetet zgjerimi i radhëve të saj deri në 150 mijë anëtarë realë. Në fillim të karrierës së vet partiake, Edi Rama premtoi se do të çonte PS-në në 120 mijë anëtarë. Objektiv që u harrua. Me një llogari të thjeshtuar, objektivi 150 mijë nënkupton që çdo familje votuesi të rregullt të PS-së të ketë një anëtar në parti.
Avokati i vëllezërve Aliko: “Nuk provohet që ata janë autorë të vrasjes”. Keqtrajtimi nga policia? “Situatë e kuptueshme”
Nuk kanë të sosur të papriturat në procesin për Lazaratin. Pak ditë më parë i ati i vëllezërve Aliko, të akzuar si autorë të varsjes së efektit Ibrahim Basha, deklaronte se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Një laj shumë i keq ky, po të kemi parasysh se dy vëllezërit u dorëzuan. Pra policia u rruajti bishtin, nëse shprehemi me fjalë të tjera. Pse vallë të ushtrohet dhunë? Një përgjigje e ka vetë avokati i tyre, Neshat Fana, sipas të cilit ky ka qenë një moment shfryrjeje nga ana e policëve që ishin lodhur katër ditë dhe u ishte vrarë një shok. “Policia ka qenë 5 ditë në kërkim të tyre.
Kriminalizimi i politikës dhe shtetit në Kosovë, Jusuf Buxhovi: “Ndërkombëtarët të na ndihmojnë të çlirohemi nga “çlirimtarët” tanë”
Bashkë me “heronjtë” e luftës erdhi edhe fara e heronjve të fortë të shtetit. Kriminalizimi i politikës është problem i madh edhe në Kosovë, një vend i cili së fundmi përballet me sfidën e Gjykatës Speciale, që do të shqyrtojë krimet e presupozuara të luftës. Jusuf Buxhp i mendon se ajo që prodhoi lufta e vitit 1999 për shtetin e ardhshëm, këkron sërish ndërhyrje ndërkombëtare.
Arrestohet "terroristi" nga Lushnja. Kur ishte në Itali kishte folur në telefon me nipin në Siri
Baki Çoku 40 vjeç nga fshati Gërmenj i Madh i Lushnjës u arrestua nga njësitë e antiterrorit në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm në momentin që ishte duke ngrënë syfyrin e Ramazanit. Kërkesa për arrestimin e tij kishte ardhur nga autoritetet italiane, pasi Prokuroria e akuzon për krijim të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste në Itali. Familjarët e tij thanë se Baki Çoku kishte komunikim të vazhdueshëm me nipin e tij që ndodhet në Siri prej shtatorit të vitit të kaluar, por hodhën poshtë akuzat se ai kryente rekrutime xhihadistësh për në Siri.