Lajme
Greqia në referendum. Cipras: Demokracia do ta mundë frikën, hapim një rrugë të re për popujt e Europës
E diela e sotme është vendimtare për grekët që u janë drejtuar kutive të votimit për të vendosur me referendum nëse do të pranojnë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve. Një ditë deçizive si për grekët ashtu edhe për qeverinë dhe kryeministrin Aleksis Cipas që dha mesazhin e tij pasi hodhi votën kundër planit të kreditorëve. “Sot është një ditë feste, jam i sigurt se nga nesër do të kemi hapur një rrugë të re për popujt e Europës. Kur demokracia mund frikën vjen dhe shpëtimi. Qytetarët dërgojnë sot një mesazh bashkimi, dinjiteti dhe vendosmërie për zgjedhjen që ata kanë vetë në dorë.
Rritet për herë të katërt radhazi çmimi i karburanteve, shtrenjtohet 17% që nga janari. Ndërkohë javën e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë
Çmimi i karburanteve ka shënuar një tjetër rritje gjatë dy ditëve të fundit me rreth 3 lekë për litër, për të arritur në 184-185 lekë për litër nafta dhe 185-186 lekë për litër benzina, duke iu afruar me shpejtësi nivelit të janarit 2014, kur ai arriti rekordin prej rreth 190 lekë për litër, raporton “Monitor”. Kjo është rritja e katërt radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi nga njëra anë dhe presionit publik nga ana tjetër.
Kryeministria ndërhyrje moderne në fasadën e projektit të 1930-ës. Ministria e Kulturës jep lejen pasi kishin filluar punimet
A mund të cilësohet kjo dhe si arroganca e shtetit në qendër të kryeqytetit? Tanimë që është bërë fakt i kryer, po. Godina e Kryeministrisë do të pësojë ndryshime në fasadën e saj. Edhe pse është monument kulture i kategorisë së dytë, qeveria nuk është ndalur të bëjë atë që i pëlqen. “Gazeta Shqiptare” raporton se punimet për ndryshimet kanë filluar ditë më parë, ndërsa projekti ka kaluar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës, vetëm ditën e premte, datë 3 korrik. Në fasadën e saj, me pamje nga bulevardi, do të ndërtohet një strehë e gjerë, e mbushur me drita.
Topalli kritika opozitës: PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit
Jozefina Topalli, ish-kryetarja e parlamentit, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” shprehet se standartet zgjedhore më 21 qershor u cënuan rëndë. “Opozita duhet të jetë më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin e majtë”. Ish-kryetarja e parlamentit, dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cënuan rëndë standartet.
Pikëllim facebooku
Një situatë e përzishme ka mbushur rrjetet sociale. Qaramane, e trishtë e disi qesharake. Komentues të përhershëm dhe të tjerë që shkruajnë më rrallë po publikojnë shënime të njëpasnjëshme rreth tragjedisë më të fundit të shqiptarëve me të huajt. Dy turistë çekë gjetën vdekjen në një zonë të thellë të veriut të vendit dhe politikanë por dhe njerëz të tjetër publikë nga Tirana, prej shtëpive të tyre komode apo në ndonjë rast dhe nga zyrat me ajër të kondicionuar, lëshuan nga pak rreshta në facebook. “M'vjen kaq turp për barbarinë e djeshme (të përsëritur)... Kaq shume turp! Derra!
Bashkia e Tiranës, Rama i premton Topit nënkryetarin dhe tri njësi. Në “luftë” për poste dhe LSI e PDIU
Nisin ethet e ndarjes së posteve për Baskinë e Tiranës. Gazeta “Sot” shkruan se pas festës së fitoreve dhe urimeve formale, në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kanë nisur pretendimet e para për postet në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Këto zgjedhje konfirmuan Partinë Socialiste si subjektin më të madh në vend, Lëvizjen Socialiste partinë e dytë më të madhe në koalicionin fitues si dhe PDIU-në e çamëve partinë e tretë më të madhe brenda aleancës.
Kryeministri çdo natë i hipën një taksie dhe dëgjon taksixhiun se çfarë i thotë për situatën. Si vallë “maskohet” kryeministri për të marrë vesh të vërtetën? :)
Kush mendon se kryeministri gabon në vendimmarrje të caktuara, sepse “e gënjejnë këta poshtë”, gabohet. Kryeministri shqiptar është shumë i informuar. Gjatë një takimi sot ka shpjeguar sesi e bën ai këtë gjë: “Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit fol tani dhe taksisti ecën dhe flet.
Besnik Dizdari ngre shqetësimin ndaj FSHF-së: Gegë e Toskë në gjeopolitikën e futbollit, si ndahen skuadrat duke i dhënë ngjyrat e një ndasie Veri e Jug
Besnik Dizdarin, gazetarin e njohur sportiv, e shqetëson fakti që Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar ndarjen që ia ka bërë dy grupeve të kampionatit të futbollit për Kategorinë e Parë, por që sipas tij në fakt është Kategoria e Dytë. Ai e cilëson këtë si “dituri të pakta që e kanë bërë lëmsh të vërtetën historike të kampionateve shqiptare”. Dizdari shkruan sot në “Panorama” se: “Dihet që për më se 50 vjet, Kategori e Parë është quajtur kampionati kombëtar i Shqipërisë. Ai që sot ka emrin pompoz “Kategoria Superiore” – dy fjalë ku asnjëra nuk është shqip”.
Mesazhi i Merkel: Shqipëria ka shumë, shumë probleme të mëdha
Tashmë është konfirmuar axhenda që do të shoqërojë vizitën e Kancelares Merkel në Tiranë. Ajo do të mbërrijë në orën 13:50 në Aeroportin e Rinasit. Më pas do të drejtohet në Kryeministri, ku do t’i rezervohet ceremonia protokollare më e lartë shtetërore dhe pas bisedimeve zyrtare me Kryeministrin Rama, të dy krerët e qeverive do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Rama mbron ligjin i ri për arsimin e lartë: Nuk çojmë para te privati, pranojmë financimin privat në arsimin publik
Kryeministri Rama mbrojti ligjin e ri për arsimin e lartë. Ai renditi një sërë avantazhesh të këtij ligji në krahasim me ligjin ekzistues. “Ajo që është quajtur deri sot autonomi është një farsë e bazuar në një sistem të korruptuar me gjoja me sistem zgjedhjesh, që nuk ka prodhuar autonomi, por papërgjegjshmëri në raport me detyrimet ndaj publikut”, deklaroi Rama. Një nga pikat më të kritikuara të ligjit të ri është çështja e financimit. Kundërshtarët e ligjit thonë se përmes tij financohet arsimi privat me paratë publike. Por kryeministri e hodhi poshtë këtë.