Lajme
Rromuze dhe inat / S. Starova: “Duro flinte gjumë kur Partizani ishte grumbulluar”. Duro: “Starova ma kalon vetëm në njohjen e hudhrës, qepës dhe rakisë. Dhe të këngëve të Çelentanos”
Të mos largohemi nga Shqipëria e vërtetë se na bëhet dita monotone. Për këtë po ndihmojnë tashmë edhe vip-at, apo të njohurit e ekranit siç quhen ndryshe. Mjafon të lexosh gazetat dhe zëre se je në taksi, i more vesh të gjitha. Njerëzit e sportit janë më interesantë. P.sh gazeta “Panorama Sport” përcjell një debat mes Shpëtim Duros dhe Sulejman Starovës. Çështje është “Partizani”.
Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë “bën rezil” ministren e Tregtisë Bajrami: Po pushoni nga puna më profesionistët, po rrënoni ministrinë!
Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar përmes një letre “pa doreza”, ka akuzuar sot direkt ministren e Tregtisë e Industrisë Hikmete Bajrami, për largimin nga puna të njerëzve profesionistë në ministri. Sipas Zhbogar, puna e mirë që është bërë në të kaluarën në MTI po rrënohet nga Bajrami, dhe nëse vazhdohet kështu, Kosova do të dështojë në të gjitha fazat e integrimeve evropiane.
Thellohet skandali me barnat e rimbursueshme. Prokuroria dyshon se në skemën e mashtrimit me ilaçet janë të përfshira edhe farmaci të rretheve
Skandali i barnave të rimbursueshme dyshohet se është disa herë më i madh nga sa është prezantuar nga Ministria e Shëndetësië. Tv Klan raporton se nga hetimi dy mujor i prokurorisë së Tiranës ,rezulton se në këtë skemë ishin të përfshira dhe një numër i konsiderueshëm farmacish në rrethe. Si pasojë e veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e kryeqytetit ka rezultuar se farmaci në Durrës, Elbasan, Fier dhe disa qytete të tjera kanë qënë pjesë e kësaj skeme.
Pasuesi i Varufakisit, kush është ministri i ri grek i Financave Efklidis Cakalotos
Me emrin e matematicienit të lashtë, Efklidis Cakalotos, ministri i ri grek i Financave, i arsimuar në Oksford, shihet gjerësisht si imazh i pranuar dhe i moderuar nga të gjitha palët në negociatat e vështira të Athinës. Ekonomisti i lindur në Roterdam të Holandës i përket elitës së Saint Paul-it, shkollës së famshme britanike, dhe nuk është zgjidhje urgjence për Syrizën. Ai ka qenë pjesë e partisë për gati një dekadë dhe mbetet një ekonomist me bindje të majta.
Reforma, shkrihen policitë bashkiake. Kryetarët e bashkisë, kompetenca për të nxjerrë urdhra administrativë ndaj strukturave të Policisë së Shtetit
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të zgjedhurit vendorë. Kanë munguar përfaqësuesit e opozitës, e me këtë rast kreu i qeverisë ka deklaruar se do të bashkëpunojë me gjithkënd. Ndërkohë ai ka paralajmëruar se pjesë e ndryshimeve ligjore që burojnë nga ndarja e re territoriale do jetë edhe raporti mes kryetarit të bashkisë dhe policisë. “Jemi duke studiuar edhe përfshirjen e bashkive të reja drejtpërdrejt në çështjet e rendit publik.
Rinisin ndërtimet në Tiranë, Rama inauguron “hyrjen e parkut kombëtar”. Bojaxhi: Emërtim tinëzar, bum ndërtimesh për klientët e qeverisë
Menjëherë pas zgjedhjeve lokale, qeveria nis projekte të reja ndërtimore në Tiranë. Sot u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë. Kryeministri Rama tha se projekti fitues do i hapë rrugën “programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri”. Reagime negative ndaj projektit shfaqi Gjergj Bojaxhi dhe lëvizja e tij “Ne, Tirana”:
Grusht rektorit të universitetit të Vlorës, agresori pinjoll i “oxhakut Cakrani”
Një person e ka goditur me grusht rektorin e Universitetit të Vlorës Albert Qarri, në sallën e teatrit “Petro Marko”, ku do të organizohej një aktivitet ku i ftuar ishte edhe presidenti Bujar Nishani. Efektivët e Gardës kanë neutralizuar agresorin Kujtim Cakrani, por e kanë lënë më pas të lirë. Cakrani e ka fyer dhe më pas e goditi rektorin. Policia e ka shpallur në kërkim. Cakrani që i vë emrit të tij titullin e avokatit, është pasardhës i familjes së Cakranëve të Mallakastrës dhe disa herë në shtyp u ka bërë avokatinë paraardhësve të tij të njohur.
Disa rregullime të kryeministrisë që “koinçidojnë” me vizitën e Merkel në Tiranë. Salla e protokollit me fotografi të një artisti të shquar gjerman
Në kryeministri po u jepet dora e fundit punimeve që do ta kthejnë katin e parë në një qendër arti dhe dialogu. Kështu është thënë të paktën zyrtarisht nga stafi i kryeministrit Rama, i ngarkuar me mbikqyrjen e punimeve. Përveç të tjerash në sallën e protokollit ose thënë ndryshe pragun e shtëpisë u tha se do të vihen fotografi të spikatura të një fotografi të shquar gjerman. Falma Fshazi drejtore e Komunikimit dhe Hulumtimit në kryeministri zbuloi për publikun këtë detaj domethënës nga përgatitjet që në fakt qeveria dhe kryeministri në veçanti po bëjnë për të pritur kancelaren gjermane.
Digjet nga maskat autobusi i linjës së Liqenit. Konkurrencë për biznesin apo hakmarrje?
Një autobus i linjës Liqeni i Thatë - Qendër në Tiranë është djegur pas mesnate dhe zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, njofton A 1 Report. Autobusi ka qenë i parkuar në vendparkimin e urbanëve të kësaj linje në Liqenin e Thatë. Autobusi me targa AA 613GN në pronësi të personit me iniciale S.D është djegur nga dy persona, të cilët sipas rojës kanë qenë me maska. Ai thotë se ata e kanë kërcënuar dhe më pas i kanë vënë flakën autobusit. Roja është ndaluar nga policia. Po hetohen dy pista: Zjarrvënie për motive të konkurrencës ose djegie nga vetë stafi i linjës.
a.k
Beppe Grillo frymëzohet nga Athina: Do bëjmë referendum popullor në Itali për të dalë nga zona euro!
Edhe pse kryeministri Cipras deklaroi se ky nuk ihste një referendum për qëndrimin ose jo në euro,