Lajme
Tahiri flet për vrasjen e turistëve, krimin ia faturon sistemit të drejtësisë: Nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh, kur ka krisma
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur te “Të paekspozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipit në “Ora News”, për vrasjen e dy turistëve çekë në veri të Shqipërisë. Ministri Tahiri ka akuzuar sistemin gjyqësor për vendime të gabuara, që sipas tij, në shumë raste u ka dhënë liri kriminelëve. “Kam shqetësim së pari si qytetar dhe më pas si deputet dhe ministër, për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor. Unë besoj se nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh, kur ka krisma. Duhet të kujtohemi kur krisma të heshtura të gjyqësorit shkaktojnë këto situata.
Filialet e bankave në Shqipëri “zero” ekspozim në Greqi, transferimi i fondeve tek mëmat i pamundur
Banka e Shripërinë sqaron se edhe në rast se falimentojnë mëmat, bankat shqiptare me kapital grek kanë status juridik të pavarur nga pronarët në Greqi. Bankat që operojnë në Shqipëri i nënshtrohen legjislacionit dhe kuadrit rregullator të Republikës së Shqipërisë.
1/3 e rritjes ekonomike në 3-mujorin e parë, “dhuratë e Zotit”
INSTAT-i njoftoi sot se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) shqiptar, në tremujorin e parë të vitit 2015, vlerësohet me rritje prej 2,82 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2014.
Skandali me rimbursimin e barnave, kryeministri ia faturon vullneteve negative të individëve. Premton përmirësim të sistemit dhe receta elektronike
Kryeministri është prononcuar për herë të parë lidhur me skandalin e rimbursimit të barnave në Fondin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ndonëse i ka njohur meritën qeverisë për zbulimin e kësaj afere korruptive, kryeministri ka pranuar për herë të parë se administrata e tij nuk është e painfektuar nga vullnetet negative të individëve për të përfituar nga sistemi.
Media, "palë e tretë" në çdo gjyq të "famshëm". “A1Report” publikon pjesë të videos së ballafaqimit Doshi-Bami në prokurori. Bami flet për montimin e historisë(video)
“A1Report” publikon sot një pjesë të video regjistrimit të ballafaqimit mes Tom Doshit dhe Durim Bamit. Ballafaqimi është bërë në prokurori dhe Doshi ka në trup një videoregjistrues të lejuar nga organi i akuzës. Siç rezulton nga komunikimi, Bami nuk pranon që deklaratat e tij për porositje vrasjeje nga Ilir Meta, siç edhe pasqyrohet në videon e publikuar në fillim të historisë nga Doshi, të jenë të vërteta. Bami flet aty për video të montuar. Kjo video del në momentin kur Doshi po çlirohet nga akuzat dhe hyn në Parlament.
Videolajm/Ja si u grabit banka në Durrës nga dy persona, njëri prej të cilëve u kap nga policia
Policia ka publikuar videon e grabitjes së një banke të nivelit të dytë një ditë më parë në Durrës. Gjithcka ka ndodhur ne harkun kohor të afro 4 minutave. Ata nisin të vënë në jetë planin e tyre në orën 1 e 16 minuta të mesditës. Vendosin të hyjnë në bankë të veçuar nga njëri tjetri me një diferencë prej pak sekondash. Njëri nga grabitësit hyn i pari në bankë dhe më një pistoletë në dorë kërcënon punonjësin e sigurisë. Pak sekonda pas tij në bankë hyn edhe bashkëpunëtori i tij me një automatik kallshnikov në dorë skfandër motorri në kokë.
Parlamenti shqiptar zbulon “Hitlerin e ri”. Më saktë Berisha cilëson kështu Vladimir Putinin e Rusisë. Deputetët i mbajnë iso
Sot Parlamenti shqiptar ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e masakrës së Srebrenicës. Propozimi ka ardhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në fjalën e tij kujtoi këtë ngjarje. Më tej Berisha, që ka qenë edhe president i Shqipërisë, foli për votën e Rusisë kundër rezolutës së propozuar në OKB nga ShBA, e cila cilësonte Srebrenicën genocid. Nuk dihet për ç’arsye Berisha e ka quajtur Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë, “Hitleri i ri”. Para disa vitesh kështu quajti Berisha edhe presidentin e Iranit, Ahmedinexhad, një vend me të cilin Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike.
Për një parlament zonjash dhe zotërinjsh dhe jo një parlament të padronëve dhe ushtarëve të krimit
“Panorama” boton sot një opinion të Romeo Gurakuqit, i cili trajton kushtet politiko-institucionale të Shqipërisë në kontekstin e një vizite si ajo e kancelares, Angela Merkel. Përveç aspekteve të tjera, në lëmin institucional dhe konstitucional, shqetësimi i Gurakuqit përmblidhet në dy aspekte: depërtimi i krimit në Parlament dhe paaftësia për të krijuar atë që ai e quan elitë parlamentare dhe profilizimi krahinarist i institucioneve përmes një reforme si ajo administrative. “Shqipëria nuk po arrin të krijojë një parlament të zonjave dhe zotërinjve të Shqipërisë.
ILDKPKI padit 17 zyrtarë dhe nëpunës për mosdeklarim pasurie
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur penalisht 17 zyrtarë dhe nëpunës. Shkak për kallëzimin është mosdeklarim pasurie dhe ndaj të gjithëve janë marrë edhe masa administrative.
Të kallëzuarit janë:
Reforma në drejtësi, debate për KLD-në dhe Gjykatën e Lartë
Seanca e kësaj të enjteje e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një debat mbi reformën në drejtësi, e rekomanduar qartë një ditë më parë nga kancelarja Angela Merkel, si jetike për integrimin e vendit në BE. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka vlerësuar vullnetin e shprehur nga opozita për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm. “Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni komisionit të reformës në drejtësi”, ka thënë Ruçi duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.