Lajme

Vdes aktori Omar Sharif

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:52

Ka vdekur në moshën 83 vjeçare aktori i njohur, Omar Sharif. Ai vuante nga Alzheimer dhe siç njofton agjenti i tij, dje ka pësuar edhe një goditje në zemër. Sharif, i lindur, Michel Chalhoub në Aleksandri të Egjiptit, më 10 prill 1932, ai mori famë ndërkombëtare me dy rolet e veta në filmat “Lorenci i Arabisë” dhe “Doktor Zhivago”. Sharif luajti edhe në role të tjerë filmash epikë si “Che” dhe në filmin kushtuar Genghis Khan. Ai ka fituar disa çmime, përfshirë një nominim për“Oscar” për rolin e tij në filmin “Lorenci i Arabisë”.
s.z

Akuzat për korrupsion, KLD pezullon dy gjyqtarë, një në Sarandë dhe një në Lezhë

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:29

Këshill i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra dy gjyqtaret, për te cilët prokuroria ka nisur procedimin penal dhe madje ka vendosur masën arrest me burg. Rasim Doda në Gjykatën e Sarandës dhe Parashqevi Ademi ne Gjykatën e Lezhës, akuzohen për korrupsion. Vendimi është marre ne mbledhjen e se premtes pas kërkesës se prokurorisë. KLD ka propozuar tre gjyqtaret Daniela Shirja,  Miliana Muça dhe Bib Ndreca për ne Gjykatën e Shkalles se Pare për krime te renda, si dhe disa delegime gjyqtaresh.

Qeveria ka nevojë për para. Nxjerr në shitje INSIG, kompaninë publike të sigurimeve

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:14

Qeveria nxjerr në shitje kompaninë publike INSIG. Kjo kompani do të privatizohet përmes një tenderi të hapur. Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sipas të cilit shoqëria financiare do të shitet në masën 100 për qind. Një vendim i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar edhe kriteret e vlerësimit të ofertave. Sipas formulës, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar, ndërsa plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Politika justifikon ditën e punës me 3 pikët kundër Serbisë. Sugjeron të ecim përpara!

Postuar në 10 Korrik, 2015 11:04

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte argumenti i ditës në kafene, zyra, pika bastesh sportive apo kudo tjetër ku Shqipëria gdhiu një ditë pa Merkelin dhe ngjarjet që përcillen njëkohësisht në lidhje direkte dhe ku dominojnë raportimet nga bëmat e politikës. Entuziazmi që mbërtheu mediat dhe opinionin për një vendim të drejtë të Gjykatës së Lozanës u festua me shampanjë dhe gota kristali në Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe ambjente publike.

Radikalizmi fetar dhe shoqëria shqiptare, Komuniteti Mysliman dënon çdo akt terrorist që maskohet pas simbolikave të fesë

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:21

Përfaqësues fetarë, diplomatikë, studiues dhe qeveritarë morën sot pjesë në konferencën mbi radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm, ku u diskutua për të forcuar bashkëpunimin përballë këtyre dukurive jo të lehta për t'u trajtuar. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i kërkoi qeverisë që të analizojë me kujdes anketat dhe studimet e shoqërisë civile mbi këto dukuri, sepse ata qëndrojnë më pranë njerëzve. Komuniteti Musliman shqiptar ka dënuar çdo akt terrorist, i cili maskohet prapa simbolikave fetare.

Debat në Twitter/ Vuçiç thotë se serbët do të fitojnë në zemër të Tiranës. Kundërpërgjigjet Rama: Mos fol sikur varet fitorja nga ty, e meqë ra fjalë, ndeshja do të luhet në Shkodër

Postuar në 10 Korrik, 2015 08:06

Pas dhënies së tre pikëve Shqipërisë për ndeshjen e Beogradit, reagimet kanë qenë të shumta. Menjëherë pas lajmit reagoi kryeministri Rama “Supeeeer! Ja ç”dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!!”. Por atij iu kundërpërgjigj homologu serb në Twitter. “Ne do të fitojmë në zemër të Tiranës dhe pa pasur nevojë për dronë”, shkruante Vuçiç në Twitter. Rama iu kundërpërgjigj pas disa minutash. “Do ta duartrokasim së bashku fituesin miku im dhe mos fol sikur varet fitorja nga ty”, i shkruan Rama.

Vuçiç tregon detaje nga takimi me Merkel: Presim përgjigje nga Prishtina për Asocacionin e komunave serbe, kemi pranuar një version të korrigjuar

Postuar në 10 Korrik, 2015 06:49

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka treguar se gjatë takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkelin ka folur edhe për dialogun me Prishtinën. Lidhur me negociatat, transmeton “Koha.net”, Vuçiç ka thënë se Beogradi po e pret përgjigjen e Prishtinës. “Merkel e kishte të qartë, ne kemi pranuar një version të korrigjuar për Asocaicionin e komunave serbe dhe presim përgjigje nga Prishtina. Nuk po fshehim asgjë nga populli, kemi treguar vullnet të mirë, seriozitet dhe vendosmëri, këto i vlerësojnë edhe Merkel e Juncker, kryetari Komisionit Evropian.

"Lulzim Basha nuk loboi vetë të takohej me Merkel". Ndriçim Kulla e kërkon arsyen te një këshillë e Bismarkut

Postuar në 10 Korrik, 2015 06:22

Angela Merkel erdhi, iku, por përrallat në Tiranë për pozën e munguar, apo takimin e parealizuar vazhdojnë. “Argumente” ka me bollëk, mjafton të rrëmosh mirë. Në ndihmë madje vjen edhe historia. Kështu Ndriçim Kulla, botues, analist dhe Ndihmës i Presidentit të Republikës, “sqaron” në një shkrim në gazetën “Mapo” se pse nuk u takua kreu i opozitës, Lulzim Basha, me kancelaren Merkel. Ja zbulimi i Kullës: “Është vetë lideri i opozitës ai që lobon në vendin përkatës, për të siguruar një takim me kryeministrin apo kryetarin e shtetit që do të vizitojë vendin e tij.

Euro 2016, Humbet Serbia, Arbitrazhi i kthen Shqipërisë 3 pikët e mohuar nga UEFA. Kombëtarja ngjitet në vendin e dytë të grupit

Postuar në 10 Korrik, 2015 03:54

Një lajm sensacional për gjithë shqiptarët vjen nga Lozana. Gjykata e arbitrazhit sportiv i jep Shqipërisë 3 piket ne tavoline per ndeshjen eliminatore ndaj Serbise. Vendimi u mor sot dhe tashmë është gjithçka zyrtare pasi CAS publikoi në orët e para të kësaj të premteje vendimin. Shqipëria merr 3 pikët e mohuara nga UEFA. Pas këtij vendimi, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të grupit, me 10 pikë. Në këtë mënyrë mund të thuhet se u vi në vend drejtësia për kombëtaren shqiptare.

Veliaj kërkon takim me drejtorët e Bashkisë për rotacionin, por të gjithë e bojkotojnë. U komunikohet shkarkimi: Merrni pushimet dhe mos u ktheni më

Postuar në 10 Korrik, 2015 02:35

Ndërsa e gjithë vëmendja është fokusuar në zbulimin e emrave që do të përbëjnë stafin e kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj, në Bashkinë e Tiranës ka nisur furtuna e shkarkimeve, lëvizjeve, dorëheqjeve, largimeve. “Sot” shkruan se sipas burimeve të gazetës, gjatë tre ditëve të fundit, të gjithë drejtorët e Lulzim Bashës, të vetëdijshëm për fatin që i pret, kanë dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme