Vuçiç tregon detaje nga takimi me Merkel: Presim përgjigje nga Prishtina për Asocacionin e komunave serbe, kemi pranuar një version të korrigjuar
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka treguar se gjatë takimit të tij me kancelaren gjermane Angela Merkelin ka folur edhe për dialogun me Prishtinën. Lidhur me negociatat, transmeton “Koha.net”, Vuçiç ka thënë se Beogradi po e pret përgjigjen e Prishtinës. “Merkel e kishte të qartë, ne kemi pranuar një version të korrigjuar për Asocaicionin e komunave serbe dhe presim përgjigje nga Prishtina. Nuk po fshehim asgjë nga populli, kemi treguar vullnet të mirë, seriozitet dhe vendosmëri, këto i vlerësojnë edhe Merkel e Juncker, kryetari Komisionit Evropian. I kam thënë Junckerit se nuk u frikësohem masave të vështira që na presin, frikohem për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon”, ka thënë Vuçiç.
Add new comment