Lajme
Kubickova, murgesha katolike çeke që ndihet “shkodrane”: Shqiptarët duhet ta vlerësojnë më shumë veten, krimi nuk ka kombësi
Ka mbërritur në Shkodër që në vitin 1997 dhe nuk ka lëvizur prej andej. Motra katolike Michaela Kubickova është një murgeshë çeke, e cila “asht ba shkodrane”. Pas ngjarjes së rëndë në Prekal me vrasjen e dy turistëve çekë, ajo ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku pranon se e ka përjetuar ngjarjen, por njësoj ka ndjerë dhe reagimin masiv të shqiptarëve në dënimin e aktit dhe kërkimin e ndjesës. Sipas saj, krimi nuk ka kombësi. “Duhet ta vlerësoni më shumë veten. Jeni një popull me shumë vlera”, thotë Kubickova.
Shkarkohen dhe ndiqen penalisht tre kujdestaret e abuzimit me jetimët në Shkodër. Edhe ministri Klosi “dënon ngjarjen”
Si për të treguar reagim të menjëhershëm pas ngjarjes, shkarkimin e kujdestareve që abuzuan me fëmijët jetimë në Shkodër sipas ibnvestigimit të Agon Channel e njoftuan disa instanca. Pas videos së publikuar në emisionin investigativ “Ça thu” kanë nisur hetimet nga ana e Policisë së Shkodër. Procedimi penal ka nisur ndaj tre kujdestareve, Edvana Sulaj, Albert Reka dhe Manjola Vanishta. Akuza ndaj tyre është për dhunë mbi fëmijët dhe shkelja e të drejtave të tyre.
Iu bashkua ISIS-it, vritet në Siri kikbokseri kosovar Valdet Gashi
Bëri disi bujë pak kohë më parë lajmi se mes luftëtarëve terroristë të ISIS ishte angazhuar dhe Valdet Gashi, një kampion i arteve marciale nga Kosova, me banim në Zvicër. Por siç njoftojnë mediat e Prishtinës, kikboksieri dy herë kampion është vrarë gjatë luftimeve në Siri përkrah ISIS-it. Gashi është vrarë të shtunën dhe lajmin për të e konfirmoi vëllai i Valdetit, përmes një postimi në rrjetet sociale. Kështu, njoftimi thotë se “kikboksieri është vrarë në betejë”. Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Winterthur.
a.k
Kriza greke, Presidenti Nishani kërkon informacione nga Guvernatorin Sejko rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar
Informacion dhe masat të reja për krizën ekonomike. Në këtë kuadër Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi sot një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Takimi ishte e vlefshëm lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare pas referendumit në Greqi.
Shtypi hesht për projektin betonizues të Tiranës nga kryeministri Rama. Hesht dhe forumi i Trashëgimisë Kulturore
“Lapsi.al” ngre disa shqetësime në një shkrim të botuar sot. Në shkrim thuhet se asnjë nga të përditshmet e mëdha të vendit nuk ka ngritur pikëpyetje për projektin tinzar të paraqitur dje nga kryeministri Rama në thelb të të cilit qëndron shkatërrimi i sheshit përpara universitetit dhe popullimi i tij me kulla betoni. “Prej kohësh qarkullon akuza për një shtyp të blerë nga mafia e ndërtimit. Dhe nëse duhen prova për këtë ato mund të shihen në gazetat e sotme. Askush nuk ngriti pikpyetjen si lindi ky projekt që u publikua menjëherë pas fushate?
Karburantet, në katër ditë Shqipëria ngjitet 8 vende për çmimin më të lartë
Shqipëria u ngjit në vendin e 139 për çmimin më të lartë të naftës në renditjen globale prej 172 vendesh nga agjencia ndërkombëtare e rankimit të çmimeve të naftës, Global Petrol Price, pas shtrenjtimit të naftës në vend javën e kaluar, :Monitor” thotë se rritja e fundjavës është katërta radhazi që nga shkurti i këtij viti, pasi çmimet zbritën deri në 158 lekë për litër, si rrjedhojë e rënies së tyre në tregjet ndërkombëtare deri në 42 dollarë për fuçi.
Cipras fiton simpatinë e Fidel Kastros, merr urime për fitoren në referendum: Mbrojtët me dinjitet identitetin dhe cilvilizimin e vendit tuaj
Kryeministri grek Aleksis Cipras me vendosmërinë për të çuar në referendum masat shtrënguese të kreditorëve dhe Bashkimit Evropian ka fituar simpatinë edhe të liderit komunist të Kubës, Fidel Kastro. Ai nuk ka nguruar t'i dërgojë një mesazh falenderimi kreut të Syriza-s ku ndër të tjera i shkruan: Ju uroj për fitoren e shkëlqyer politike. Greqia është shumë e afërt për popullin kuban. Ajo na mësoi filozofinë, artin dhe shkencën e antikitetit dhe bashkë me to aktin më të ndërlikuar të veprimtarisë njerëzore, shkencën e politikës.
Referendumi në Greqi, edhe Fidel Kastro e sheh pozitivisht: Mbrojtët me dinjitet identitetin dhe cilvilizimin e vendit tuaj
Kryeministri grek Aleksis Cipras me vendosmërinë për të çuar në referendum masat shtrënguese të kreditorëve dhe Bashkimit Evropian ka fituar simpatinë edhe të liderit komunist të Kubës, Fidel Kastro. Ai nuk ka nguruar t'i dërgojë një mesazh falenderimi kreut të Syriza-s ku ndër të tjera i shkruan: Ju uroj për fitoren e shkëlqyer politike. Greqia është shumë e afërt për popullin kuban. Ajo na mësoi filozofinë, artin dhe shkencën e antikitetit dhe bashkë me to aktin më të ndërlikuar të veprimtarisë njerëzore, shkencën e politikës.
VIDEO SKANDAL/ Edukatoret keqtrajtojnë fëmijët në jetimoren e Shkodrës
Nëpërmjet emisionit “Ça thu” në Agon Channel është publikuar një video skandaloze ku shihen çaste të keqtrajtimit të të vegjëlve nga kujdestaret. Në një prej videove duket se si edukatorja u është ulur sipër dy fëmijëve që qajnë.
Truku i ahengut nuk funksionon më për Ramën. Njofton koncertin e Anastacias, por fansat i kërkojnë punë
Ka menduar se risitë e dikurshme festive si përkujtimi i Konferencës së Pezës me mish e birra, apo Nata e Bardhë, do rikthenin humorin në mesin e bashkëqytetarëve. Por pas njoftimit të kryeministrit Rama në faqen e tij Fb, të një videoje ku këngëtarja me famë botërore Anastacia njofton koncertin e saj në Tiranë, Rama ka marrë një përgjigje jo dhe aq entuziaste. Anastacia njofton se në 25 gusht do të jetë në një koncert në kryeqytetin shqiptar. “25 gusht ne TR nje koncert fantastik kushtuar grave e vajzave shqiptare ne betejen kunder cdo forme diskriminimi”, shkruan Rama.