Lajme
Servet Pëllumbi analizon votën e 21 qershorit dhe thotë se PS LSI nuk duhet t'i trajtojë votuesit si dele
Servet Pëllumbi vlerëson fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por mbi të gjitha filozofinë e dialogut dhe mirëkuptimit të shfaqura në këtë fushatë. Në një intervistë për “Panorama”, duke analizuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Pëllumbi vëren se kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkon më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët. Pëllumbi mendon se vota e shqiptarëve më 21 Qershor ishte një votë kundër Katovicës së Ramiz Alisë.
Shqipëri-Gjermani, beteja e humbur me eksportet dhe investimet, partneri i parë tregëtar ndaj Serbisë
Ndërsa Gjermania është destinacioni kryesor i eksporteve të pothuajse gjithë rajonin, në Shqipëri ajo renditet vetëm e teta, teksa është investitori i gjashtë më i madh në vend. Ndërsa i gjithë rajoni ka si destinacion kryesor të eksporteve Gjermaninë, Shqipëria ka mbetur shumë prapa. Gjermania ishte partneri i tetë i eksporteve të Shqipërisë në vitin 2014, me 2.8% të totalit, (7.2 miliardë lekë, apo rreth 51 milionë euro), nga vendi i katërt që zinte në 2005-n, me rreth 3.3% të totalit.
Reforma në Drejtësi, Eduart Halimi sqaron pse opozita po hyn në komision që e shkuara të mos përsëritet
Reforma në drejtësi do të bëhet edhe me opozitën. Sipas “ABC News” demokratët vendosën të martën të bëhen pjesë e komisionit të përkohshëm parlamentar, i cili u ngrit nga mazhoranca kur ata ishin ende në periudhën e bojkotit 6 mujor. Prej muajsh ai po funksionon pa prani opozitare. Eduart Halimi, i cili që nga e enjtja do të jetë nënkryetar i komisionit, tha se në dy kërkesat e tyre kryesore, demokratët fituan barazinë e anëtarëve me mazhorancën në komision, ndonëse jo bashkëkryesimin. Romana Vlahutin e BE dhe Donald Lu i SHBA luajtën intensivisht rolin e ndërmjetësit mes palëve.
Do këndojë Anastacia. Elvira Dones e quan nismën palaçollëk. Dhe përcjell një mesazh zhgënjimi nga politika në Shqipëri
Elvira Dones është bërë edhe njëherë lajm. Kësaj radhe nga një status Facebook-u, ku e vlerësonte si palaçollëk nismën e kryeministrit për të sjellë në Shqipëri Anastacia-n, kushtuar diskriminimit të femrës. “Për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze; se për të tilla nisma gratë shqiptare kanë nevojë të shohin në skenë artiste të angazhuara, të cilat me muzikën, mendjen e angazhimin e tyre janë realisht burim frymëzimi.
Unioni i Gjyqtarëve: Na jepni emra për gjyqtarët e korruptuar. Ambasada britanike përsërit: Është ngritur një klikë shumë e korruptuar
Një ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu, përsëriti deklaratat e tij për korrupsionin në gjyqësor, kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka reaguar përmes një interviste për A1 Report. “Duke përgjithësuar, duke mos identifikuar personat konkretë, minojmë besimin e qytetarëve tek ajo pjesë e shëndoshë e sistemit të drejtësisë, që për mendimin tim është shumica”, tha ai. Ndërkohë në kuadër të konsultimeve që anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, është zhvilluar një forum në universitetin “Nehemia” në Pogradec.
210 milionë euro janë blerë për 5 mijë lekë të vjetra. Manovra me “Rapiscan” dhe qeveria Rama e pafuqishme për të ndërhyrë...
Një denoncim i lënë përgjysmë nga kreu i komisionit të ekonomisë Erion Braçe hedh po përgjysmë, dritë mbi një koncesion problematik. Kompania “Rapiscan”, pasi mori koncesionin 210 milionë euro për skanimin e mallrave në doganat shqiptare, më 16 shtator 2013 i ka transferuar kompanisë ICMS 49 për qind e aksioneve, për vetëm... dy paketa cigare: 5 mijë lekë të vjetra. Nga dokumentet e QKR-së rezulton se, aksioneri i vetëm i ICMS është mjeku Olti Pecini. Qeveria i pranon faktet, por thotë se është e pafuqishme për të vepruar, siç deklaroi në këtë komision ministri Shkëlqim Cani.
Drejtoresha e re e Doganave “del” nga Ministria e Brendshme. Behushi ka drejtuar shërbimet mbështetëse në MB
Ministria e Brendshme “prodhon” drejtoreshën e re të Doganave shqiptare, Pranvera (Fagu) Behushi, e cila zëvendëson Elisa Spiropalin. Behushi ka drejtuar sektorin e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme. Vendimi për emërimin e Behushit në krye të Doganave është marrë nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që e komanduar në krye të Doganave ishte zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj. Performanca e dobët e doganave ka qenë një nga momentet më të diskutueshme financave të qeverisë Rama, së bashku me tatimet.
Projeki i liqenit/ Reagon Artan Shkreli, këshilltar i Edi Ramës. Heshtje nga “të zgjedhurit” e popullit
“Shpresoj shumë që konkursi ndërkombëtar të mos e prishë këtë idil të fundit të mbetur në Tiranë”. Kështu shkruante dje në Facebook Artan Shkreli, duke iu referuar lajmit për hapjen e konkursit ndërkombëtar për Hyrjen e Parkut të Liqenit. Duket se nuk është gëlltitur lehtë edhe nga një bashkëpunëtor i Edi Ramës, ajo që po ndodh me parkun e liqenit në Tiranë. Përtej kësaj asnjë nga bashkëpunëtorët e kryeministrit nuk ka reaguar.
Samiti urgjent i Eurozonës, Juncker: Dikush punon për ta nxjerrë Greqinë nga euro…
Kryeministri Cipras pritet të paraqesë propozime të reja në samitin e sotëm urgjent të Eurozonës, nën presionin e udhëheqësve të BE-së për të sjellë projekte të besueshme. Ndërsa Greqia po harxhon rezervat e fundit të euros kesh, Cipras duhet të bindë 18 liderët e Unionit për hapjen e negociatave të shpejta për një hua të re për shpëtimin e vendit.
Kur qeveriste Berisha, "policia tradhëtohej". Sot ministri i Brendshëm flet për vrasje në pabesi dhe se nuk informohet nga SHISH
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri raportoi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi ngjarjen e 24 Qershorit në Lazarat, duke përcjellë vetëm informacione që sipas tij nuk cënojnë sekretin hetimor. Pyetjeve të ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, nëse autorët e dyshuar për vrasjen e Ibrahim Bashës ishin në listën e të kërkuarve nga policia edhe për sulmin e një viti më parë në Lazarat, ministri Tahiri preferoi t’i përgjigjej vetëm pasi mori aprovimin me shenja nga kryetari i Komisionit Spartak Braho.