Servet Pëllumbi analizon votën e 21 qershorit dhe thotë se PS LSI nuk duhet t'i trajtojë votuesit si dele
Servet Pëllumbi vlerëson fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, por mbi të gjitha filozofinë e dialogut dhe mirëkuptimit të shfaqura në këtë fushatë. Në një intervistë për “Panorama”, duke analizuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve, Pëllumbi vëren se kërkohet një analizë për 310 mijë votave më pak që mori e majta krahasuar me zgjedhjet e 2013, ndërsa kërkon më shumë kujdes për votuesit kur propozohen kandidatët. Pëllumbi mendon se vota e shqiptarëve më 21 Qershor ishte një votë kundër Katovicës së Ramiz Alisë. “Shqiptarët, të lodhur nga sistemi politik i shumë partive, dekretuar nga Ramiz Alia më 17 dhjetor 1990, nën presionin e Lëvizjes studentore të Dhjetorit, që si rregull vetëm shahen, grinden e luftojnë për pushtet, tani kërkojnë diçka tjetër: të shkarkojnë barrën e pluralizmit të tipit Katovica për të kaluar te një vizion tjetër për partitë apo edhe të një pluralizim i dytë, që në themel të ketë mirëkuptimin, dialogun, filozofinë e pikëpamjeve të njëjta për çështjet themelore”. Duke folur për përplasjen PS-LSI në Pogradec, ai tha se ajo që ndodhi atje duhet parë si emancipim i votuesve, që nuk duhet krahasuar me pazarin e Roskovecit. Sipas Pëllumbit “PS dhe LSI nuk duhet t’i trajtojnë votuesit si dele”.
Comments
A e ka pyetur kete
<p>A e ka pyetur kete marta-nesh-in Serveti perpara se te beje keto deklarata? Jo per gje por ai eshte dele me naze dhe po nuk i dhe numrat qe i pelqejne ben kakerdhi.</p>
Gjon Leshi edhe ti ne klubin
<p> Gjon Leshi edhe ti ne klubin 'Kaka e Dhise' ? Po rri o pisqolle se jane sporte te renda per ty keto...</p>
Kur edhe pleshtit i duket
Kur edhe pleshtit i duket vetja me peshe ai quhet marta-nesh.
Add new comment