Lajme
Paradoksi shqiptar, në botë çmimi i naftës bie, te ne ngrihet. Demokratët i bëjnë thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit e kështu të ulë çmimin e naftës
Në botë çmimi i naftës ka rënë, në Shqipëri është ngritur. Një paradoks i përhershëm. Por lajmi i uljes së çmimit në botë përcillet me gëzim,por dëshpëron shqiptarët. Kjo për shkak se çmimi i naftës vetëm po rritet dhe ka arritur në nivelet që ishte kur nafta kishte kapur rekordin në bursa. Ndërkohë Partia Demokratike i bëri jehonë këtij shqetësimi me një deklaratë për shtyp të shtunën. “Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.
Videolajm/Kryeministri serb, Vuçiç, qëllohet me gurë në Srebrenicë
Aleksandër Vuçiç është ndjerë keq gjatë vizitës së tij në Srebrenicë. Boshnjakët duket se nuk e kanë pritur aspak mirë praninë e kryeministrit të Serbisë në 20 vjetorin e masakrës. Rreth orës 12:50 në Potocari ku po mbahej ceremonia Vuçiç është sulmuar me gurë. Lajmi raportohet nga “Telegrafi” serb, shoqëruar me foto e video nga incidenti. Sipas “Telegrafi”, Vuçiç ishte duke vendosur lule në një pllakë përkujtimore, kur u sulmua me gurë nga masa që ishte prezente. Ndërhyrja ka qenë e shpejtë duke e mbrojtur atë dhe duke e shoqëruar për në makinë.
Konsumi "përgënjeshtron" rritjen ekonomike, regjistrohet një rënie e madhe
“Instat” bëri të ditur se ekonomia shqiptare u rrit me 2.82% në tremujorin e parë të vitit. Ky ishte një rezultat më i lartë se pritshmëritë, duke pasur parasysh se të gjitha institucionet e specializuara kishin shfaqur projeksione pesimiste për tremujorin e parë të vitit, për shkak të përmbytjeve dhe efekteve negative të transmetuara nga ekonomia europiane. Por në një kronikë të trasmentuar nga “TV Scan” thuhet se ndërkohë, rezultat mjaft zhgënjyes dha konsumi, që pësoi rënie me 1.07%, ku në veçanti konsumi final i popullatës regjistroi rënie edhe më të madhe, me 1.22%.
Ish-deputeti Fatos Hoxha: PD drejt shpërbërjes, Berisha-Basha kërkojnë t’i ikin fajit të humbjes
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha, një prej zërave më kritikë brenda PD-së, ka komentuar rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 Qershorit dhe shkarkimet në masë në strukturat e forcës më të madhe politike në opozitë. “Sot” shkruan se Fatos Hoxha ia faturon fajin e humbjes së PD në zgjedhjet lokale dy liderëve, Berisha-Basha, ndërsa shkarkimet në strukturat e PD në rrethe, i cilëson një taktikë të dyshes në fjalë për të kamufluar arsyet e vërteta të humbjes.
20-vjetori i masakrës së Serbrenicës, Vuçiç lë shënim në librin e kujtimeve, pasi më parë kishte bërë thirrje publike për vrasjen masive të boshnjakëve. Thaçi nuk lejohet të kalojë
Bosnja shënon sot 20 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakra më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara. Rreth 15 mijë djem e burra arritën të shpëtojnë duke u larguar përmes pyllit, por shumë prej tyre u vranë nga ushtarët serbë që u zunë pritë të maskuar me uniforma të OKB-së. Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill 1992. 20 vjet pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive.
LSI nuk do të ankimojë procesin ku ka pretendime, si në rastin e Vorës. Meta thotë se nuk duhet të zvarritet certifikimi i zgjedhjeve
Ilir Meta bëri të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ankimojë procesin zgjedhor në ato zona ku ajo ka pretendime për pjesëmarrje në votim të zgjedhësve fiktivë. Sipas Metës, LSI kërkon që të mos zvarritet procesi i certifikimit të tyre dhe të nisin nga puna menjëherë kryetarët e rinj të bashkive. “Së pari, LSI ka qenë dhe është e interesuar për standardin e zgjedhjeve, edhe përpara zgjedhjeve, edhe pas zgjedhjeve.
Si u bë Shqipëria parajsa e bizneseve greke deri në 2010-n. “Dështimi” me Bankën së Kursimeve ka ulur ekspozimin ndaj krizës
Pas viteve ’90, kompanitë greke ia dolën në Shqipëri të investojnë në pika mjaft fitimprurëse, ku më kryesoret janë bankat dhe telekomunikacionet. Sipas ‘Monitor” një drejtues i një banke greke thoshte dikur që Shqipëria është një minierë floriri. Kjo strategji në fakt u ndoq në gjithë rajonin. Nëpërmjet blerjes së ndërmarrjeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të porsadala nga regjimet totalitare, Greqia synonte të kishte në zotërim një rrjet rajonal bankash, telekomunikacionesh dhe një lidhje infrastrukturore, ku të shiste mallrat e veta në tregjet thuajse të virgjëra të rajonit.
Merkel në mes të “Thanasit” dhe “Hansit”
Në një analizë të rrjetit televiziv CNN, theksohet se Kancelarja gjermane Merkel rrezikon një votë mosbesimi në Bundestag (parlamentin gjerman), në qoftë se bie dakord me propozimin për tí dhënë Greqisë borxhe të reja. Deri më sot, “Hansi” mesatar gjerman u ka dhënë 700 euro borxh “Thanasëve” grekë.
Gjenerali Danford: Rusia, kërcënimi më i madh për SHBA, duhet t’i ofrojmë ndihmë Ukrainës
Gjenerali amerikan Xhozef Danford, i cili parashikohet të marrë detyrën e shefit të Shtatmadhorisë në Pentagon tha se Rusia paraqet kërcënimin më të madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. “Nëse doni të flisni për një vend që mund të paraqesë një kërcënim të qenësishëm për Shtetet e Bashkuara, dua të them, Rusia”. Disa ligjvënës amerikan kanë apeluar për t’i garantuar ndihmë me armë qeverisë Ukrainës, një lëvizje që gjenerali Danford e quajti të arsyeshme. “Pa këtë lloj ndihme, ata nuk janë në gjendje të mbrojnë veten kundër agresionit rus-tha ai”.
Dështon për të disatën herë afati për mbylljen e punimeve në rrugën Tiranë – Elbasan, pak shpresë se rruga do të përfundojë në fund të këtij viti
Mbeten të paralizuara punimet për segmentin e ri të rrugës që lidh Tiranën me Elbasanin, raporton “Tv Klan”. Përveç zvarritjes nga ana e firmës kontraktorë që po kryen punimet, fati i këtij segmenti, nga rreth rrotullimi i TEG deri në hyrje të tunelit Elbasan ka mbetur në udhëkryq pas dorëheqjes së Drejtores së Njësisë së Menaxhimit të këtij projekti dhe mos zëvendësimit me një tjetër person.