Merkel në mes të “Thanasit” dhe “Hansit”
Në një analizë të rrjetit televiziv CNN, theksohet se Kancelarja gjermane Merkel rrezikon një votë mosbesimi në Bundestag (parlamentin gjerman), në qoftë se bie dakord me propozimin për tí dhënë Greqisë borxhe të reja. Deri më sot, “Hansi” mesatar gjerman u ka dhënë 700 euro borxh “Thanasëve” grekë.
Shumica e gjermanëve sot janë të mendimit se nuk i duhen dhënë borxhe të reja Greqisë, pavarsisht se ajo, në trysninë e SHBA-së e Francës, ka pranuar një program shtrëngimi rripi për “Thanasin” e thjeshtë grek, edhe më shtrëngues se ai që “Thanasi” rrëzoi në referendumin e së dielës. Gazeta gjermane Bild i sugjeroi një plan me 5 pika Merkelit, ku pika e parë ishte “Dalje e Greqisë nga Eurozona”. ..
Në qoftë se Merkel pranon tí jepet Greqisë një kredi e re, përfundon CNN, ajo rrezikon një votë mosbesimi në Bundestag.
E.Zaloshnja
Add new comment