Si u bë Shqipëria parajsa e bizneseve greke deri në 2010-n. “Dështimi” me Bankën së Kursimeve ka ulur ekspozimin ndaj krizës

Postuar në 11 Korrik, 2015 01:16

Pas viteve ’90, kompanitë greke ia dolën në Shqipëri të investojnë në pika mjaft fitimprurëse, ku më kryesoret janë bankat dhe telekomunikacionet. Sipas ‘Monitor” një drejtues i një banke greke thoshte dikur që Shqipëria është një minierë floriri. Kjo strategji në fakt u ndoq në gjithë rajonin. Nëpërmjet blerjes së ndërmarrjeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të porsadala nga regjimet totalitare, Greqia synonte të kishte në zotërim një rrjet rajonal bankash, telekomunikacionesh dhe një lidhje infrastrukturore, ku të shiste mallrat e veta në tregjet thuajse të virgjëra të rajonit. I konsideruar gati si një plan “Marshall” nga heretikët grekë, ai nisi të funksionojë. Banka e Pireut, e njohur në Shqipëri si Tirana Bank, zgjeroi praninë edhe në të paktën pesë vende të rajonit.

“Monitor thotë se Greqia “dështoi” në fillim të viteve 2000 në planin e saj për të privatizuar ish Bankën e Kursimeve, që në atë kohë kishte gati gjysmën e aktiveve të sistemit, për shkak të këmbënguljes së autoriteteve shqiptare për të mos rritur më ekspozimin e sistemit ndaj Greqisë. Nëse grekët do ia kishin dalë planit të tyre për të blerë Bankën e Kursimeve, sot ekspozimi ndaj krizës do të kishte qenë shumë më i madh.

Sipas “Monitor” në Shqipëri duket se, plani grek avancoi më shumë nëpërmjet investimeve të mëdha strategjike, sidomos telekomunikacioneve. Pas privatizimit të kompanisë celulare, AMC në vitin 2000, Vodafone hyri dy vjet më pas përmes filialit të saj grek. Dy kompanitë për vite me radhë iu gëzuan situatës oligopol, që solli rritje të shpejta dhe normave të larta të fitimit, që arritën deri në 50-60%, por 2009-s, me rritjen e konkurrencës normat e fitimit ranë, ndonëse vijojnë ende të mbeten të larta.

Edhe sot pas 15 vitesh, edhe pse shteti grek po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri për sa i përket stokut të Investimeve të Huaja Direkte për vitin 2013. Nëse shteti grek vijon në bjerë më shumë në krizë, efekti do të ndihet dhe në investimet e huaja në Shqipëri, qoftë në fluksin e ri të investimeve, ashtu dhe në daljen e të ardhurave nga investimet në formën e transferimit të fitimeve, që është rritur ndjeshëm vitin e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.