Lajme

Shefi i diplomacisë greke sot në Prishtinë, pritet të flasë për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias sot do ta vizitojë Kosovën, raporton “Koha.net”. Kotzias me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën pritet të flasë për raportet më rajon dhe për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës. “Koha.net” shkruan se pasdite, Kotzias pritet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.  Pas takimit është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për media.

Mbledhje me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar, Rama flet për procesin zgjedhor brenda partisë ku do votohet për kryetarët e vegjël por dhe për kreun e saj

Postuar në 14 Korrik, 2015 01:40

Partia Socialiste do të kalojë në proces zgjedhor që nga kryetari i organizatës socialiste e deri te kreu i saj, Edi Rama. Kështu u është drejtuar kreu i kësaj partie deputetëve të tij dje në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar. ”Panorama” zbardh detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar te PS. Sipas “Panoranmës” për gati dy orë, Rama u ka folur deputetëve të tij për domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të plotë analize dhe zgjedhjesh të strukturave të kësaj partie, duke filluar nga muaji gusht.

Optimizmi i Shqiptarëve më i madh se i europianëve: Euro bie në bursa, rritet mbi 140 lekë në tregun vendas

Postuar në 14 Korrik, 2015 00:42

Në tregun e brendshëm shqiptar është ndier optimizmi me ritme më të larta se në shtetet e tjera, sa i përket marrëveshjes me Greqinë. “Monitor” raporton se pas këtij optimizmi fillestar monedha euro është forcuar tek ne, ndryshe nga bursat ndërkombëtare ku ka rënë. Monedha e përbashkët ka kërcyer sërish mbi 140 lekë, duke u rritur me 0.14 lekë. Kjo është rritja më e fortë ditore që është shënuar që nga fillimi i majit dhe vjen pas një rënieje prej gati tre javësh radhazi të euros në tregun vendas.

“Kushte skllavëruese, Ciprasin e kanë gozhduar në negociata”. Sindikata e shërbimit civil, nesër grevë 24 orëshe

Postuar në 13 Korrik, 2015 14:58

Punonjësit e shërbimit civil në Greqi kanë shpallur nesër një grevë 24 orëshe, për të protestuar kundër lajmeve që dolën nga negociatat e ferrit me BE-në, sipas të cilëve kryeministri Aleksis Cipras “ishte kryqëzuar” nga liderët e Bashkimit Europian. Sindikata ADEDY ka njoftuar se protesta do të bëhet kundër kushteve skllavëruese me të cilat u firmos marrëveshja e re e Greqisë me kreditorët, ndërkohë që një reagim i ashpër është rezervuar edhe për Ciprasin dhe partinë Syriza. Mjaft nga deputetët e partisë, pritet të votojnë kundër marrëveshjes së re në parlament.

Tragjedi në kompanitë e Pacollit në Kazakistan, viktima tre kosovarë. Dritëhijet e punësimeve shqiptare të miliarderit

Postuar në 13 Korrik, 2015 13:27

Vendin kryesor të kronikës së ditës së sotme në Kosovë e ka zënë humbja e jetës  së tre kosovarëve dhe plagosja e tre të tjerëve në një kantier ndërtimi në Astana të Kazakistanit. Ata ishin të punësuar në “Mabetex”, pronë e miliarderit Behgjet Pacolli, dhe informatat e para flisnin për një aksident tragjik gjatë punës ndërtimore, pas rrëzimit të një skele pallati.

A. Fuga: "Projektligji "Për Arsimin e Lartë", antikushtetues dhe bie ndesh me të drejtat e njeriut"

Postuar në 13 Korrik, 2015 12:46

Artan Fuga vijon edhe sot të komentojë projektligjin "Për Arsimin e Lartë", duke nënvizuar madje antikushtetueshmërinë e tij. "Une them me bindje te plote dhe jam gati ta argumentoj para cdo gjykate speciale apo ushtarake se projektligji per arsimin e larte i paraqitur nga ai komisioni i eksperteve eshte :
krejtesisht ne kundershtim me kushtetuten tone,
krejtesisht pa logjike juridike, plote me kontradikta thelbesore juridike

Shifrat e reja të azilkërkuesve, Shqipëria e Kosova “thyejnë” rekorde të reja në Gjermani

Postuar në 13 Korrik, 2015 11:55

Shifrat zyrtare të numrit të azilkërkuesve në Gjermani, që dolën gjatë ditës së sotme, shpalosin një rritje dramatike të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën janar-qershor 2015. Edhe pse këtë herë në krye të azilkërkuesve qëndron Siria me 34 mijë të tillë, Kosova me 31.400 azilkërkues gjatë gjysmës së parë të vitit arrin një rekord më vete, por të llogaritet se gjithë vitin e kaluar, 2014, ishin vetëm 2437 kërkesa.

Veriu i Kosovës, kriminelët e djeshëm si biznesmenë të sotëm. Ja si arrihet paqja dhe bashkëpunimi

Postuar në 13 Korrik, 2015 09:41

Ja mënyra sesi arrihet paqja dhe bashkëpunimi në Kosovë. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka zbuluar fakte që krimineli i shndërruar në biznesmen (siç ndodh rëndom) serb i veriut të Kosovës, Zvonko Veselinoviç, ka qenë nënkontraktor për një kompani të njohur që është në pronësi të shqiptarëve të Kosovës dhe e lidhur me PDK, në zinxhirin e punimeve të gjigantit Bechtel-Enka për autostradën e madhe Prishtinë-Tiranë.

Hungaria fillon ndërtimin e murit anti-emigrantë. Do kushtojë 21 mln euro, 175 km gjatësi dhe 4 metra i lartë

Postuar në 13 Korrik, 2015 08:29

Megjithë reagimet negative, agjencia hungareze lajmeve MTI njofton se sot, në kufirin ndërmjet e Hungarisë e Serbisë, ushtria hungareze ka filluar ndërtimin e murit anti-emigrantë. Qeveria hungareze kishte njoftuar muaj më parë vendimin për këtë masë drastike në mënyrë që të ndalet vala e emigrantëve ilegalë. Punimet kanë filluar sot në mëngjes buzë qyteti Morahal. Muri planifikohet të jetë i gjatë 175 kilometra e me lartësi deri në 4 metra.

Qeveria ka thënë se ky mur do t’i kushtojë afër 21 milionë euro. Nga fillimi i vitit në Hungari kanë hyrë rreth 80 mijë klandestinë.

Shulc e Meta flasin për krizën greke në Tiranë dhe përshëndesin arritjen e marrëveshjes…

Postuar në 13 Korrik, 2015 06:41

Atë që nuk e bëri kancelarja Merkel, e ezauroi si çështje kryeparlamentari I BE-së Martin Shulc, i cili në Tiranë në takimin me kreun e Kuvendit Meta foli gjerësisht për krizën greke. Në fakt, duke u nisur nga Mynihu, gjermani Shulc u lajmërua për arritjen e një marrëveshje të Eurozonës me Greqinë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme