Shifrat e reja të azilkërkuesve, Shqipëria e Kosova “thyejnë” rekorde të reja në Gjermani
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/9419_azil-565x345.jpg?itok=VFfMqbvc)
Shifrat zyrtare të numrit të azilkërkuesve në Gjermani, që dolën gjatë ditës së sotme, shpalosin një rritje dramatike të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për periudhën janar-qershor 2015. Edhe pse këtë herë në krye të azilkërkuesve qëndron Siria me 34 mijë të tillë, Kosova me 31.400 azilkërkues gjatë gjysmës së parë të vitit arrin një rekord më vete, por të llogaritet se gjithë vitin e kaluar, 2014, ishin vetëm 2437 kërkesa.
Edhe Shqipëria ka rekordet e veta. Nga janari deri në qershor janë regjistruar 22.209 azilkërkues, ndërkohë që krejt vitin e kaluar ishin vetëm 3913. Kjo do të thotë më shumë se pesëfishim i numrit, ndërkohë që largimet vazhdojnë.
a.j
Add new comment