Lajme

Avokati i Popullit: Të realizohet një census i pakontestuar dhe i gjithëpranuar nga minoritetet

Postuar në 14 Korrik, 2015 05:54

Në një Auditorium të Mbajtur në Gjirokastër në bashkëpunim me OSBE-në, Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se pavarësisht proceseve të regjistrimit të popullsisë të ndërmarra nga ana e shtetit, (përfshirë këtu censusin e vitit 2011), gjendemi para faktit të një debati mes deklarimit zyrtar të shifrave të popullsisë minoritare në vend dhe nga ana tjetër të mospranimit dhe kontestimit të tyre nga ana e vet minoriteteve.  “Ky moment konstaton mungesën e të dhënave të sakta statistikore mbi popullsinë minoritare, të dhëna këto që të jenë të pranueshme nga të gjitha palët”, u Totozani.

KE i kthen përgjigje eurodeputetit grek. Pakti detar me Shqipërinë është çështje bilaterale, zgjidheni duke ruajtur fqinjësinë e mirë

Postuar në 14 Korrik, 2015 05:20

Komisioni Europian përmes zëdhënëses Marija Koçijançic  i ka kthyer përgjigje eurodeputetit grek, Manolis Kefalogiannis, I cili ka ërkuar nga Komisioneri I Zgjerimit Johanes Hahn  të shprehë qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen kufitare për zonën detare midis Greqisë dhe Shqipërisë  dhe efektin që mund të ketë mosdakortësia për këtë marrêveshje midis dy vendeve. Komisioni Europian kërkon që Shqipëria të mbajë zotimin për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe që çështjet bilaterale të zgjidhen sa më shpejt që të jetê e mundur me objektiv konsolidimin e këtyre marrëdhënieve. “

Schulz në Kuvendin shqiptar: Konfliktet politike në vendin rrezik për procesin e reformave

Postuar në 14 Korrik, 2015 04:42

Presidenti i PE, Martin Schulz mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Ai ndau shqetesimin se konfliktet politike në Shqipëri rrezikojne procesin e reformave. Presidenti i PE i bëri thirrje klasës politike që të veprojë në përouthej me 13 pikat e arritura në dialogun e nivelit te larte mes Shqipërisë dhe BE. “Në mars u mbajt u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë lidhur me prioritetet kyce të integrimit në BE të Shqipërisë. një dialog i mbajtur në kujdesin e kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn.

Basha: Mediu është keqkuptuar. Nuk ka flirt me LSI-në, aleanca jonë është me shqiptarët

Postuar në 14 Korrik, 2015 04:27

Basha u ka dhënë përgjigje zërave brenda opozitës për një afrim të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas takimit që pati me presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz, Basha shpjegoi deklaratat e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu për flirt të Partisë Demokratike me LSI-në e Ilir Metës. Basha  tha se opozita nuk është e interesuar t’i hipë pushtetit me ndihmën e LSI-së, por nga aleanca me qytetarët. “Ju do ta keni keqkuptuar. PD nuk bën zgjidhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe.

Kriza financiare, 100 biznese falimentojnë në muajt maj dhe qershor

Postuar në 14 Korrik, 2015 04:15

Vendi nuk ka një treg të qëndrueshëm financiar. Më pak para qarkullojnë. “Monitor” raporton se në muajt maj dhe qershor 2015 rreth 100 biznesë kanë shpallur procesin e likuidimit në Qendrën Kombtare të Regjistrimit.  Po sipas “Monitor”, kompanitë që kanë vendosur të mbyllin aktivitetin përfaqësojnë të gjithë sektorët që nga lojrat e fatit, tregti, ndërtim dhe komunikim. Por në listën e 100 kompanive ka biznese të sektorit të tregtisë, shërbimeve, konsulencës, por edhe të sektorit mikrofinanciar.

Për pronat flet Sonila Qato e AKKP-së: Pronarët janë mbajtur peng, çështja e kthimit dhe kompensimit nuk është trajtuar asnjëherë me qëllimin për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare

Postuar në 14 Korrik, 2015 03:39

Mision i mundur apo i pamundur kthimi dhe kompensimi i pronave për shqiptarët. Sonila Qato, që është dhe drejtoresha e AKKP-së, në një intervistë të gjatë për revistën Psikologji” rrëfen shumë nga detaje e kësaj pune. Ajo, si dhe disa gra të tjera,  prej thuajse dy vitesh është në krye të këtij institucioni,  si angazhim i projektit të të kryeministri Rama, i cili kërkon t’u japi rolit të femrës më shumë pika kyçe të adiministratës shtetërore.

Tre mijë euroshi nuk ndalet në Lushnje. Sërish nga LSI. Drejtori i Hipotekës në pranga për korrupsion

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:18

Sërish për tre mijë euro, sërish përmes një ndihmësi që këtë herë nuk është djali, por shoferi, sërish në Lushnje. Dhe mesa dihet, sërish i LSI-së. Drejtori i Hipotekës në Lushnje është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Me urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar shtetasin Elvis Bajaziti, 29 vjeç. Me Bajazitin, është ndaluar edhe shoferi i tij, Aurel Tiranishti, 35 vjeç mbi të cilin rëndon e njëjta akuzë.

Shefi i diplomacisë greke sot në Prishtinë, pritet të flasë për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës

Postuar në 14 Korrik, 2015 02:12

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias sot do ta vizitojë Kosovën, raporton “Koha.net”. Kotzias me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën pritet të flasë për raportet më rajon dhe për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës. “Koha.net” shkruan se pasdite, Kotzias pritet të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.  Pas takimit është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për media.

Mbledhje me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar, Rama flet për procesin zgjedhor brenda partisë ku do votohet për kryetarët e vegjël por dhe për kreun e saj

Postuar në 14 Korrik, 2015 01:40

Partia Socialiste do të kalojë në proces zgjedhor që nga kryetari i organizatës socialiste e deri te kreu i saj, Edi Rama. Kështu u është drejtuar kreu i kësaj partie deputetëve të tij dje në mbledhjen e radhës të Grupit Parlamentar. ”Panorama” zbardh detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar te PS. Sipas “Panoranmës” për gati dy orë, Rama u ka folur deputetëve të tij për domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të plotë analize dhe zgjedhjesh të strukturave të kësaj partie, duke filluar nga muaji gusht.

Optimizmi i Shqiptarëve më i madh se i europianëve: Euro bie në bursa, rritet mbi 140 lekë në tregun vendas

Postuar në 14 Korrik, 2015 00:42

Në tregun e brendshëm shqiptar është ndier optimizmi me ritme më të larta se në shtetet e tjera, sa i përket marrëveshjes me Greqinë. “Monitor” raporton se pas këtij optimizmi fillestar monedha euro është forcuar tek ne, ndryshe nga bursat ndërkombëtare ku ka rënë. Monedha e përbashkët ka kërcyer sërish mbi 140 lekë, duke u rritur me 0.14 lekë. Kjo është rritja më e fortë ditore që është shënuar që nga fillimi i majit dhe vjen pas një rënieje prej gati tre javësh radhazi të euros në tregun vendas.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme