Schulz në Kuvendin shqiptar: Konfliktet politike në vendin rrezik për procesin e reformave

Postuar në 14 Korrik, 2015 04:42

Presidenti i PE, Martin Schulz mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Ai ndau shqetesimin se konfliktet politike në Shqipëri rrezikojne procesin e reformave. Presidenti i PE i bëri thirrje klasës politike që të veprojë në përouthej me 13 pikat e arritura në dialogun e nivelit te larte mes Shqipërisë dhe BE. “Në mars u mbajt u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë lidhur me prioritetet kyce të integrimit në BE të Shqipërisë. një dialog i mbajtur në kujdesin e kryeministrit Rama dhe komisionerit Hahn. Gjatë këtij takimi komisioneri Hahn shprehu shqetësimin për klimën politike konfliktuale, shprehu shqetësimin se tensioned politike në vendin tuaj përbëjnë një rrezik të madh për procesin e reformave. Ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin dhe në shumë biseda pata mundësinë të krijojë një përshtypje rreth vështirësive edhe këtu në parlament. I bëj thirrje klasës politike që të veprojë në përputhje me 13 përfundimet e dialogur të nivelit të lartë, vecanërisht përsa i përket reformave në sistemin e drejtësisë. Përsa i përket forcimit të një gjyqësori të pavaruar dhe efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra”, tha Martin Schulz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.